Rajoni 16 May 2024, 15:58 Nga VNA

Vrau me thikë ish-gruan e tij, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora

Ndaje në Whatsapp
Vrau me thikë ish-gruan e tij, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora

Autoritet greke kanë kapur dhe arrestuar, shtetasin shqiptar, Eduart Danaj, i cili masakroi me thikë ish-gruan e tij dhe e la të vdekur në rrugë. Sipas policisë helene, 50-vjeçari nga Vlora është arrestuar në zonën e Filit.

Viktima raportohet se kishte bërë tre denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj për dhunë në familje.

Kallëzimin e dytë e ka bërë në 18 shtator 2022 dhe ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Eduart Danaj u arrestua sërish dhe u dërgua në Prokurori. 50-vjeçarit i ndalohej të jetonte me viktimën, në bazë të një urdhri gjykate, por raportohet se ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018 të banonin së bashku.

Denoncimi i fundit është bërë në 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Enkelejda Danaj iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.

Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe por deklaroi se nuk dëshironte.

 

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme