Bota 31 Dhjetor 2024, 16:46 Nga VNA

Zbuloni qytetet më të mira në botë në 2024-ën

Ndaje në Whatsapp
Zbuloni qytetet më të mira në botë në 2024-ën

Është hera e katërt radhazi, që Parisi zë vendin e parë në Indeksin e 100 destinacioneve të qyteteve më të mira nga kompania e të dhënave Euromonitor International.

Më shumë se 70 milionë njerëz udhëtuan për në Paris këtë vit dhe metropoli ishte më se i përgatitur për ta, falë politikës dhe infrastrukturës së shkëlqyer turistike, thuhet në raport.

Indeksi shikon qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i rendit ato sipas kritereve duke përfshirë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin e sigurinë.

Europa dominon renditjen e vitit 2024 me gjashtë qytete në top 10. Madridi është në vendin e dytë, Roma dhe Milano janë në vendin e katërt dhe të pestë, Amsterdami është në vendin e shtatë dhe Barcelona në të dhjetin.

Londra, e cila ishte në vendin e 10-të vitin e kaluar dhe së fundmi kryesoi një indeks alternativ të qyteteve më të mira në botë, arriti vetëm në vendin e 13-të në listë, midis Seulit në vendin e 12-të dhe Dubait në vendin e 14-të.

Azi-Paqësori performoi mirë, me Tokion në vendin e tretë, Sydney në të tetin dhe Singaporin në vendin e nëntë.

Rreth 13 milionë udhëtime ndërkombëtare në Tokio u regjistruan në vitin 2024, sipas Euromonitor International.

Nju Jorku, në vendin e 6-të, është i vetmi qytet amerikan në top 10. Los Angeles ndodhet në vendin e 18-të.

Bangkok është qyteti kryesor për politikën turistike dhe atraktivitetin dhe gjithashtu ishte qyteti nr.1 në mbarë botën në vitin 2024 për ardhjet ndërkombëtare.

Problemi i mbiturizmit

Amsterdami është një nga disa qytete europiane, që prezantoi masa për të luftuar mbiturizmin.

Londra është nr.3 për mbërritjet ndërkombëtare, me 21.7 milionë udhëtime dhe rritje prej 7%.

Hong Kongu është në vendin e katërt, me 20.5 ardhje ndërkombëtare dhe 19% rritje, dhe qyteti i shenjtë i Mekës në Arabinë Saudite ishte në vendin e pestë, me 19.3 milionë vizitorë dhe 20% rritje.

Euromonitor International vë në dukje disa tendenca për vitin 2024.

Destinacione të shumta kanë thjeshtuar proceset e tyre të vizave, duke zbatuar autorizimet elektronike të udhëtimit dhe duke zgjeruar hyrjen afatshkurtër pa viza.

10 destinacionet më të mira të qyteteve sipas Euromonitor International për vitin 2024:

Parisi

Madridi

Tokio

Romën

Milano

Nju Jork

Amsterdami

Sydney

Singapor

Barcelona

10 qytetet më të mira në mbërritjet ndërkombëtare për vitin 2024:

Bangkok (32.4 milionë udhëtime ndërkombëtare)

Stamboll (23 milionë)

Londër (21.7 milionë)

Hong Kong (20.5 milionë)

Meka (19.3 milionë)

Antalia (19.3 milionë)

Dubai (18.2 milionë)

Macau (18 milionë)

Paris (17.4 milionë)

Kuala Lumpur (16.5 milionë)

/Monitor

 

Video

Gju më gju me popullin

Autoritetet kanë shpërndarë pamjet nga arrestimi i Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu, në Kolumbi. Shqiptari u kap në qytetin Pereira, ku fshihej prej disa javësh, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje, rrëmbim dhe torturë. Ai dyshohet për përfshirje në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2022 në Marbella, Spanjë. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Rama pritet të ekstradohet drejt Evropës për t’u përballur me drejtësinë.

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme