Kronika 13 May 2024, 15:27 Nga VNA

Vritet polici 28 vjeçar/ Dyshime për motivin e ngjarjes

Ndaje në Whatsapp
Vritet polici 28 vjeçar/ Dyshime për motivin e ngjarjes

Novruz Cenalia, banor i fshatit Baltëz, me detyrë polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, 28 vjeç u vra nga 23 vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica, banor i një fshati pranë.

Babai i viktimës Asllan Cenia, është po ashtu punonjës policie. Punon në sallë operative, sipas burimeve policore.

Viktima ishte nga Kruma, Has. Arsyeja e jetesës në Fier, pasi babai i Novruz Cenaliajt, ka vrarë një komshi të tij, në kushtet e vete-mbrojtjes në Has.

Sali Harhulla në 2005 ka qëlluar me 30 plumba. Asllan Cenalia i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit dhe e ka vrarë me një plumb. Pas kësaj ngjarje ai ka marrë pafajësi dhe është kthyer në polici, por nuk ka jetuar në Has, janë trasferuar në Fier. Kjo është një nga pistat e hetimit, si motiv i ngjarjes, dyshohet hakmarrja.

Megjithatë ngjarja e sotme sërish dyshohet si konflikt i çastit

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme