Kronika 13 Maj 2024, 13:32 Nga VNA

Vrau motrën, pas sherrit për alkoolin, prokuroria zbut akuzën për mësuesen Marsela Pushani

Ndaje në Whatsapp
Vrau motrën, pas sherrit për alkoolin, prokuroria zbut akuzën

Mësuesja Marsela Pushani do të përballet me drejtësinë për akuzën e “vrasjes në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme” në dëm të motrës së saj, Amanda Pushani.

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj të pandehurës Marsela Pushani, e cila fillimisht u hetua për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe rrezikonte një dënim të rëndë, por nga hetimet, rezultoi se e kreu vrasjen e motrës pas një debati që nisi mes tyre, pasi tentoi ta ndalonte të konsumonte alkool.

Ngjarja e rëndë ndodhi fillim shtatorin e 2023, kur shërbimi i Urgjencës Kombëtare u njoftua se në rrugën “Hajdar Hidri” ishte konstatuar  pa shenja jetë në banesën e saj, Amanda Pushani.

Nga konsultimi paraprak me mjekun ligjor referohej se shkak determinant i vdekjes së Amanda Pushanit është plaga e shkaktuar në bark me një mjet prerës dhe hemoragji e brendshme.

Nga hetimet rezultoi se motrat, Amanda e Marsela Pushani jetonin me nënën e tyre, M.Pushani, e cila fillimisht nuk iu tregoi hetuesve për debatin mes dy vajzave të saj, që përfundoi me vrasjen e Amandës. Por tha se Amanda ishte e alkoolizuar prej 6 apo 7 vitesh dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj tyre.

Hetimet zbuluan se dy motrat kishin patur një konfrontim fizik dhe në konflikt e sipër Marsela e ka goditur me thikë në bark.

E pandehura, Marsela Pushani, mësuese në një shkollë private shpjegoi në praninë e avokatit të gjithë mekanizmin e ngjarjes së rëndë.

Ajo rrëfeu se motra konsumonte alkool dhe se bashkë me nënën kishte bërë cmos ta ndihmonin.

Në lidhjen me ditën e ngjarjes, e pandehura ka shpjeguar se motra u ngrit dhe i kërkoi që t’i blinte pije alkollike.

”I thashë nuk dal, pasi kemi folur dicka tjetër bashkë. Patëm një debat verbal. Amanda u ngrit goditi nënën me jastëk dhe doli nga shëpia e revoltuar. Ishte ora 9 e mëngjesit. U rikthye rreth orës 15:20. Trokiti dhe unë hapa derën. Kishte në dorë dy shishe plastike me raki dhe dy ose tri birra. Mami u mundua tja hiqte nga dora dhe qesja u gris. Pijet ranë në tokë. Unë i mora shishet që t’i hidhja. Një shishe me raki e derdha në lavaman. Amanda filloi të bërtiste me të madhe. Nuk donte që unë t’i derdhja pijet. Në këtë moment më tërhoqi për krahu dhe me krijoi hematomë. Në konflikt e sipër jemi shtyrë me duar. Amanda mori në dorë në lavamanin e kuzhinës një thikë me dorezë të kuqe. E përdorim si thikë buke. Aty e qëllova. Kur e kuptova cfarë kishte ndodhur e tërhoqa thikën dhe lashë në lavaman. Amanda u shtri në krevat. Nëna nuk ndodhej në dhomë me ne kur u konfliktuam. Ishte në sallon. I thashë nënës që Amanda nuk është mirë. Është e zbardhur dhe nuk reagon. Tentuam t’i jepnim ndihmë bashkë me nënën, por ajo kishte ndërruar jetë.

Edhe daja i dy motrave deklaroi se Amanda dhunonte sistematikisht nënën dhe mbesën tjetër. “Kam tentuar disa herë për ta vizituar me qëllim që të merrte mjekim, por nuk pranonte”, shpjegoi Jorgji L.

Luiza M, pronarja e minimarketit ku Amanda blinte pije alkoolike iu tha hetuesve se atë ditë që ndodhi dhe krimi, nuk pranoi ti shiste alkool, pasi nuk kishte lekë. “Amanda më tha: “Po nuk mi dhe do ti thyej të gjitha”. Ndaj u detyrova t’i jepja birra dhe raki”, shpjegoi gruaja.

Në kushte të tilla, prokuroria doli në konkluzionin se Marsela Pushani ka kryer vrasjen kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme. Do të jetë gjykata tashmë që do të vendosë për fatin e mësueses.

Video

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme