Politika 20 November 2024, 23:42 Nga VNA

Vota e emigrantëve ende në pikëpyetje! Neglizhencë, pasiguri apo paralajmërim ligjesh ekstraelektorale?

Ndaje në Whatsapp
Vota e emigrantëve ende në pikëpyetje! Neglizhencë, pasiguri

Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, ka paralajmëruar se vota e emigrantëve mund të mos realizohet në zgjedhjet e 2025-ës. Në një intervistë për mediat, Gjiknuri tha se problemi nuk është politik, por kërkon një zgjidhje ligjore.

“Sipas asaj që thotë Ilirjan Celibashi, operatorët e postave shprehin shqetësimin për kohën e dërgimit dhe kthimit të zarfit, pasi sipas tyre është e pamjaftueshme. Problemi nuk është politik, por në momentin që organi i ngarkuar për zbatimin e këtij procesi thotë që vota është në rrezik, ne jemi të shqetësuar dhe mendojmë që duhet të gjejmë një zgjidhje ligjore,” u shpreh Gjiknuri.

Vonesa e KQZ-së për të gjetur një zgjidhje dhe alternativa e Gjiknurit në prag të zgjedhjeve, mund të paralajmërojnë ndonjë shpikje ligjore që mund të mos jetë shumë efikase. Kjo edhe për faktin se në Shqipëri zbatohet për herë të parë vota e emigrantëve.

Mungesa e eksperiencës, por edhe siguria e votës që në vendin tonë nuk garantohet as me metodat tradicionale, janë dy nga arsyet kryesore përse vota e diasporës do të duhej të ishte trajtuar me më shumë seriozitet. Por neglizhenca e KQZ-së ka qenë e qartë, ashtu si dhe pasiguria e forcave politike për peshën elektorale që mund të kenë, na gjen në këtë situatë disa muaj para zgjedhjeve.

Megjithatë, vlen të theksohet se dyshimet mund të jenë të shumta nëse vota e diasporës dështon sërish, pasi tek e fundit bëhet fjalë për një elektorat që nuk kontrollohet me lista patronazhimi.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme