Politika 19 November 2024, 19:42 Nga VNA

Demokratët e thjeshtë në hall, nuk po dinë ku të protestojnë më parë: para Kuvendit apo poshtë ballkonit të Berishës

Ndaje në Whatsapp

Partia Demokratike ka organizuar sot një protestë para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit 2025. Megjithatë, edhe pse drejtuesit e kësaj force politike e kanë të thjeshtë duke bërë thirrje për protesta, njëri nga ballkoni dhe pjesa tjetër nga foltorja e Kuvendit, ata që i ka zënë halli janë demokratët e thjeshtë.

Kjo për faktin se pasditen e sotme ata nuk ishin të qartë se ku duhej të mblidheshin: poshtë ballkonit të Berishës, siç ka ndodhur në protesta të tjera, apo para parlamentit, ku duhej të ishte fokusuar protesta e sotme.

Berisha ditët e fundit kishte paralajmëruar një protestë masive, me fokus në kundërshtimin e buxhetit të vitit 2025, ndërsa tubimi u shpërbë në dy grupe. Disa protestues u mblodhën para Kuvendit, ku u lanë në shi edhe nga deputetët, ndërsa të tjerë ishin thirrur në protestën e zakonshme poshtë shtëpisë së Berishës.

Kjo ndarje e protestuesve, në rastin më të mirë, tregon një mungesë koordinimi dhe serioziteti nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike, të cilët duket se nuk janë të qartë për qëllimin e aksionit të tyre: të protestojnë kundër ligjeve të qeverisë Rama, apo të kërkojnë lirimin e liderit të PD-së, Sali Berisha.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme