Politika 18 November 2024, 21:39 Nga VNA

Propozimi i Dashamir Shehit: Të trefishohet fondi për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përdjekurve

Ndaje në Whatsapp
Propozimi i Dashamir Shehit: Të trefishohet fondi për kompensimin e

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar sot në Kuvend rritjen e fondit për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë, duke kërkuar 3-fishimin e buxhetit për vitin 2025.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Shehi e cilësoi shumën prej 30 milionë eurosh për kompensimin e pronave si të pamjaftueshme. Sipas tij, sistemi burokratik aktual dhe proceset gjyqësore pengojnë zbatimin e këtij kompensimi.

Ai kërkoi që buxheti për kompensimin e pronarëve dhe për ish-të përndjekurit politikë të rritet minimalisht 2-3 herë, duke shtuar se këto çështje duhet të mbyllen sa më shpejt për të mundësuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“E dyta keni vënë për pronat 30 milionë. Por me atë sistem burokratik që keni vënë ju, me atë gjykatë, sigurisht që aq do mbeten ato. Unë them që minimalisht buxheti për konpensimin e pronave të rritet 2-3 fish. Kjo edhe buxheti për ish-të përndjekurve. Këto histori duhet të mbyllen, për një shtet që pretendon të hyjë në Europë”, tha Shehi.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme