Politika 19 November 2024, 13:10 Nga VNA

Ministri i Brendshëm larg realitetit të ngjarjeve tragjike në Tiranë, merret me prezantimin e drejtorëve

Ndaje në Whatsapp
Ministri i Brendshëm larg realitetit të ngjarjeve tragjike në

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tregohet i shkëputur nga realiteti i situatës së rëndë kriminale që ka tronditur Tiranën në 24 orët e fundit. Dy ngjarje të rënda, ku një 14-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë gjatë një konflikti dhe një 28-vjeçar u ekzekutua me plumba në kokë dhe gjoks, kanë krijuar një klimë pasigurie dhe alarmi në qytet. Megjithatë, ministri nuk gjen kurajë të reagojë për këto incidente konkrete, që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm.

Në vend që të përballet me urgjencën e situatës dhe të tregojë se institucionet po veprojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai zgjedh të fokusohet në prezantimin e axhendave të tij të së ardhmes, duke u marrë me prezantimin e drejtorëve te rinj. Deklaratat e tij nga Shkodra, ku përmend “sfidat” dhe nevojën për forcimin e masave kundër krimit të organizuar, tingëllojnë të shkëputura nga realiteti dhe nuk ofrojnë asnjë siguri konkrete për qytetarët që ndihen të rrezikuar nga dhuna e përditshme.

"Në Shkodër, teksa prezantova drejtorin e ri të Policisë, oficerin e karrierës Fatmir Lleshaj, kërkova rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë në tërësi, krimit të organizuar në veçanti dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë tek parandalimi i këtyre ngjarjeve duke vlerësuar me prioritet çdo informacion apo të dhënë që vjen nga inteligjenca apo qytetarët." shkruan ministri Hoxha

Kjo mungesë reagimi ndaj ngjarjeve aktuale tregon një largësi të thellë nga përgjegjësitë kryesore të Ministrisë së Brendshme.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme