Politika 18 November 2024, 23:23 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese merr vendim për “arrestin e shtëpisë” së Berishës/ Çfarë fshihet pas heshtjes së tij për anëtarët e kësaj gjykate

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese merr vendim për “arrestin e

Nesër Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin për masën e prokurorisë së posaçme për arrest shtëpie për Sali Berishën. Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për gjykim masën ndaj tyre, pasi Gjykata e Posaçme dhe ajo e Lartë lanë në fuqi vendimin e prokurorëve të SPAK.

Jo rastësisht nesër kryetari i PD ka ftuar qytetarët në një protestë kombëtare për buxhetin. Një temë për të cilën këto 33 vjet nuk është protestuar asnjëherë nga asnjë opozitë, veç debateve në parlament. Dhe jo krejt rastësisht Sali Berisha, që del së paku dy herë në ditë në konferencë dhe takim me mbështetësit, nuk e ka përmendur Gjykatën Kushtetuese dhe anëtarët e saj që nesër pritet të marrin vendim për çështjen ndaj tij dhe dhëndrit të tij.

A thua Sali Berisha është transformuar në politikanin që nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë? Pak e vështirë të besohet kjo, po të shohësh dhe ndjekësh telendisjen e përditshme që ai u bën prokurorëve të SPAK, gjykatësve të GJKKO dhe çdo institucioni të drejtësisë që nuk e ka nën kontroll. Njëjtë ka ndodhur javë më parë dhe me Gjykatën Kushtetuese dhe anëtarë të veçantë të saj, të cilët Berisha s’i ka kursyer kur janë emëruar si të tillë, por për çudi sot hesht.

“Amnistia” që Sali Berisha po u bën javët e fundit gjyqtarëve kushtetues nuk duket e rastësishme. Mekanizmat e tij për të vendosur nën kontroll institucionin që pritet të marrë një vendim të rëndësishëm janë prezente dhe aspak të pavlera. Përndryshe, vetë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj të nesërm do të vendosë në balancë punën e SPAK, një proces që nis me vendimin për Berishën dhe përfundon me vendimin e pritur për përgjimet e SKY ECC.

Vendimi i nesërm do të jetë një test për Gjykatën Kushtetuese për të treguar se edhe veprimet e kryetares së saj të sinkronizuara me Elisa Spiropalin, për të zgjatur në mënyrë të paligjshme mandatin e disa prej anëtarëve, nuk janë pjesë e një pazari politik mes PS dhe PD për të kontrolluar këtë gjykatë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme