Politika 19 November 2024, 15:44 Nga VNA

Ilir Meta: Jam ish-president, se imagjinoj arratisjen. SPAK më godet si kundërshtarë i rregjimit

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta: Jam ish-president, se imagjinoj arratisjen. SPAK më godet si

Ish-presidenti Ilir Meta u përball këtë të martë me Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke kundërshtuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka apeluar masën e "detyrimit për paraqitje".

Për gati një orë, Meta, i cili po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ka dhënë sqarime mbi dyshimet e SPAK, duke pretenduar se akuzat janë të pabaza dhe politikisht të motivuara. Ai mohon përfshirjen në aferën CEZ-DIA apo në vepra të tjera penale, duke e cilësuar masën e arrestit si një përpjekje për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Metës, SPAK po manipulon faktet për ta fajësuar me çdo kusht dhe për të justifikuar masën ekstreme të arrestit, duke i shërbyer, sipas tij, qëllimeve të kryeministrit për të dobësuar opozitën dhe shkatërruar pluralizmin politik në prag të zgjedhjeve.

Në lidhje me akuzat për fshehje të pasurisë, Meta theksoi se nuk mban përgjegjësi për deklarimin e pasurisë së familjarëve apo ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi, e cila, sipas tij, ka plotësuar vetë formularët e pasurisë. Ai shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim apo gjobë nga Tatimet apo ILDKPI për ndonjë shkelje. Meta u shpreh se si ish-president nuk e imagjinon arratisjen dhe, për të shmangur çdo dyshim, i kërkoi gjykatës bllokimin e pasaportës së tij. Ai kërkoi lirimin për të vijuar fushatën zgjedhore.

Nga ana tjetër, SPAK këmbëngul se ekzistojnë prova dhe rrethana që justifikojnë mbajtjen e Metës në paraburgim. Prokuroria pretendon se ka siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në aferën CEZ-DIA, për ndikimin në favor të biznesmenëve në lidhje me kontrata dhe miratimin e ligjeve klienteliste, si dhe për kontrata me kompani lobuese në SHBA.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi deputeten Monika Kryemadhi. Ndërkohë, edhe Piro Xhixha dhe Ema Çoku kanë apeluar vendimet e Gjykatës së Posaçme për çështjet e tyre përkatëse.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme