Kronika 18 September 2024, 17:42 Nga VNA

Vodhën në banesë sende me vlerë 15 mijë euro, arrestohen nga policia skifterët dhe argjendari që ua bleu

Ndaje në Whatsapp
Vodhën në banesë sende me vlerë 15 mijë euro,

Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë arrestuar 3 persona, të akuzuar për grabitjen e sendeve me vlerë 15 mijë euro në një banesë në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar edhe një pronar argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Në pranga ranë L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal; F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën "Astrit Losha", shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme