Rajoni 7 December 2024, 21:46 Nga VNA

Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit Beogradin: Në dyshim njohja prej nesh e integritetit territorial të Bosnjes

Ndaje në Whatsapp
Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit Beogradin: Në dyshim njohja prej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Bosnje – Hercegovinë, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues zyrtarë të shtetit, por edhe ka marrë pjesë në një takim me intelektualë në Sarajevë quajtur “Rrethi 99”. Në fjalën e mbajtur, Kurti ka hedhur akuza të ashpra ndaj Serbisë, duke e cilësuar si shtetin më kitch në Europë, që tentoi luftë fetare në Banjska dhe që drejtohet nga një lidership i lidhur me krimet dhe genocidin.

Ai ka hedhur poshtë nocionin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe, për shkak se parimet demokratike mbi të cilat ngrihet dhe funksionon shteti i Kosovës garanton të gjitha të drejtat e njeriut. Kurti më tej ka deklaruar se aktualisht serbët e Veriut të Kosovës gëzojnë të drejta dhe liri më të mëdha se asnjëherë tjetër sepse vendi është pastruar nga paramilitarët e Beogradit.

Rreth vizitës ka patur një reagim zyrtar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, sipas të cilit pritja zyrtare që iu bë Kurtit nag dy anëtarë të presidencës boshnjake, Denis Becirovic dhe Zeljko Komsic, shkon kundër parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok mes Serbisë dhe Bosnjes dhe ka gërryer bazat e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Vendimi bie në kundërshtim me përbërjen e brendshme të Bosnje-Hercegovinës…Në ndryshim nga Serbia që asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës…Sarajeva ka dëshmuar se nuk njeh integritetin territorial të fqinjit të saj më të ngushtë".

Që ka shtuar se nisur nga ky fakt, Becirovic dhe Komsic nuk kanë të drejtë të pyesin në të ardhmen rreth mbështetjes nga Serbia të integritetit territorial të Bosnjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme