Kronika 9 May 2024, 16:43 Nga VNA

Video/ Me kapele dhe syze, Baton Haxhiu 3 orë në SPAK: Intervistova njërin prej hetuesve

Ndaje në Whatsapp
Video/ Me kapele dhe syze, Baton Haxhiu 3 orë në SPAK: Intervistova

Gazetari Baton Haxhiu, ka dalë pas 3 orësh nga ambientet e SPAK.

I pyetur për arsyen e paraqitjes para SPAK, Haxhiu tha: “Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë. Aq mundem me thënë, s’kam të drejtë. E lexoni. Jo nuk kisha fletëthirrje. Nuk ka lidhje me fletëthirrjen kjo”.

Paksa i maskuar ai ka hyrë në zyrat e prokurorisë së posaçme në orët e para të ditës. Nuk dihen arsyet e vërteta të paraqitjes së tij në Spak.

Ditët e fundit Baton Haxhiu u përfshi në debate me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit e akuzoi për pazare pasi Haxhiu deklaroi në një emision se do ishte e mira që Veliaj të dorëhiqej pas arrestimit të 5 drejtorëve.

Haxhiu gjithashtu drejton një portal, Albaniapost i ciki ndodhej në listën e mediave që kanë pas marrdhënie marketingu me inceneratorët.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/05/44bd6f18-9de9-470f-a18d-650460fbcffe.mp4"][/video]

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme