Kronika 8 Maj 2024, 20:03 Nga VNA

Emisioni “Në Shënjestër” zbardh momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët. Çfarë filmuan kamerat?

Ndaje në Whatsapp
Emisioni “Në Shënjestër” zbardh momentet e fundit

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Pjesë nga dokumentari:

Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.  Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.  Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje.

Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është  ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria. Por si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet?

Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria.

 

Video

Muzeu i Madh Egjiptian Një ditë më parë është inaguruar Muzeu më i madh i Egjiptit. Kjo ndërtesë është një portë hyrëse drejt 7.000 viteve të qytetërim. I vendosur nën hijen e Piramidave të Mëdha, GEM përfaqëson një nga projektet kulturore më ambicioze në botë — një kryevepër e arkitekturës moderne që nderon trashëgiminë e përjetshme të Egjiptit të lashtë. Nuk është vetëm muzeu arkeologjik më i madh që është ndërtuar ndonjëherë, por edhe një urë midis së kaluarës së lavdishme të Egjiptit dhe të ardhmes së tij të ndritshme. Brenda tij ndodhen mbi 100.000 artefakte, përfshirë thesaret e plota të mbretit Tutankhamon, të cilat tregojnë historinë e qytetërimit më të madh të njerëzimit në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Muzeu i Madh Egjiptian është më shumë se histori — është krenari, inovacion dhe identitet që bashkohen nën të njëjtin çati.

Ndodh dhe kjo... Aurelian Ghisa, presidenti 61-vjeçar i skuadrës së kategorisë së 3 në Rumani, Sanatatea Cluj u aktivizua në minutat e fundi të ndeshjes së Kupës së Rumanisë kundër Universitatea Craiova. Por megjithëse hyri për “ta ndryshuar ndeshjen me këmbët e veta”, ekipi i tij humbi thellë me rezultatin 4-1.

Kur krahasimin për PS e bën me shpejtësinë e një makine dikush që nuk ka patentë për drejtim automjeti…

Në stadiumin e qytetit Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija Haraçinë 77, u shënuan një sërë incidentesh të rëndë me karakter racor dhe nacionalist të cilat kanë tronditur ambientin sportiv dhe komunitetin. Tifozët vendas, sipas raportimeve, brohoritën fraza të papranueshme për lojtarët shqiptarë të skuadrës mysafire, përfshirë shprehje si “dhomë gazi për shqiptarët” dhe fyerje me përmbajtje raciste si “majmunë”. Përveç fyerjeve, raportohet edhe për përpjekje për të hyrë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Shkëndijës pas përfundimit të ndeshjes, çka përforcon faktin se situata kaloi përtej rivalitetit të zakonshëm sportiv. Pas ndeshjes KF Shkëndija 77 ka dalë me reagim zyrtar, duke dënuar ashpër sjelljet e tifozëve të Pobedës. I plotë te linku ?? https://www.vna.al/sport/skandal-ne-futbollin-maqedonas-huliganet-ne-prilep-thirrje-raciste-ndaj-sh-i16413

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme