Kronika 8 May 2024, 14:24 Nga VNA

“Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”, Klodiana Lala: SPAK po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit

Ndaje në Whatsapp
“Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”,

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në SPAK dhe hetimet që po kryhen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

E ftuar në “Breaking” në Top News, gazetarja Lala shpjegoi se prokurorët e SPAK nuk regjistrojnë emrin e personit nën hetim por çështjen për të cilën hetojnë, për shkak se kështu fitojnë më shumë kohë në dispozicion për hetim.

“SPAK regjistron veprën penale jo emrin e personit në hetim. Duke e bërë këtë ka afat disa vite sepse nuk e ka të individualizuar veprën penale. Deri tani ka qenë nën hetim roli i Ilir Metës. Ata shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep ligji sepse në momentin që regjistrojnë një emër të një politikani kanë afat të kufizuar hetimi, maksimumi 1 vit. Është kërkuar informacion me letër porosi në Vjenë, Pragë, në Britaninë e Madhe. Disa prej letër porosive kanë mbërritur. Është kërkuar informacion për kontratat lobuese në SHBA, janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, është pyetur vetë Meta e Kryemadhi. Kjo çështje voluminoze kërkon kohën e vetë" u shpreh gazetarja Lala.

Gazetarja theksoi se Meta nuk po hetohet vetëm për aferën “CEZ-DIA” por edhe për pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij për të provuar nëse është ndërtuar nëpërmjet burimeve të ligjshme.

“Meta-Kryemadhi nuk ka mbetur vetëm tek CEZ-DIA por po hetohen të gjitha pasuritë e përbashkëta të çiftit. Këtu flasim për të gjitha pasuritë që kanë ata apo njerëzit e tyre të afërm. Po bëhen hetimet për të gjetur nëse kjo pasuri justifikohet apo jo me burime të ligjshme."

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme