Kronika 7 May 2024, 13:34 Nga VNA

Kërkimet marrin fund, pas fëmijëve gjendet edhe trupi i Alma Arrazit

Ndaje në Whatsapp
Kërkimet marrin fund, pas fëmijëve gjendet edhe trupi i Alma

U deshën 3 ditë kërkime në lumin Buna në Shkodër që polumbarët të gjejnë të 4 trupat e pajetë që u kthyen në tragjedinë e ditëve të fundit. Polumbarët mesditën e sotme kanë mundur të gjejnë edhe kufomën e fundit në lumin Buna që është Alma Arrazi. Sipas Policisë trupi i pajetë u gjet në fshatin Pentar të Njësisë Administrative Dajç.

Ndërkohë që ditën e sotme u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi, ndërsa dje dhe pardje u gjetën trupat e vajzave, 8 dhe 9 vjeçe.

Kujtojmë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë dhe tragjike, dyshohet se ka qenë gjendje e rënduar psikologjike e nënës, pas konflikteve për tradhëti dhe dhunës që ka pasur nga bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi. Kjo e ka shtyrë 39-vjeçaren që të hidhej bashkë me fëmijët nga ura e Bunës dhe për pasojë të katërt humbën jetën.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave për shtytje drejt vetëvrasjes së Alma Arrazit, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme