Kronika 8 May 2024, 16:24 Nga VNA

Vrau me skaf 7-vjeçaren në Vlorë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish policin Arjan Tase

Ndaje në Whatsapp
Vrau me skaf 7-vjeçaren në Vlorë, Prokuroria kërkon 15

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që oficeri i policisë Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia me skaf në verën e vitit 2022. Prokurorët kërkojnë dënimin me 15 vite burg të Arjan Tases me akuzën e ‘vrasjes me dashje’.

Në hetimin që është bërë, Prokuroria ka analizuar edhe pamjet filmike ditën e ngjarjes dhe ka dalë në konkluzion se veprimet e Tases me jetëskinë kanë qenë me shpejtsi jashtë perimetrit të sigurisë.

Kujtojmë se ngjaraja ka ndodhur në gusht të 2022-it, kur ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, 7-vjeçarem Jonada Avdiu duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme