Bota 4 Dhjetor 2024, 20:40 Nga VNA

Vazhdojnë protestat masive në Gjeorgji, policia arreston udhëheqësin e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Vazhdojnë protestat masive në Gjeorgji, policia arreston

Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie opozitare dhe arrestoi udhëheqësin e saj. Qeveria po vazhdon përpjekjet për të shuar protestat masive të shkaktuara nga vendimi i partisë në pushtet për të pezulluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë gjashtë netëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj forcave policore mjete piroteknike dhe kanë ngritur barrikada në bulevardin qendror të kryeqytetit. Mbi 300 protestues janë arrestuar që nga e enjtja dhe mbi 100 persona janë trajtuar për lëndime.

Mediat gjeorgjiane njoftuan se policia bastisi gjithashtu zyrat e disa grupeve të tjera opozitare dhe organizatave joqeveritare.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi shumicën në parlament në zgjedhjet e diskutueshme të 26 tetorit, të cilat u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në bllokun evropian. Opozita dhe presidentja pro-perëndimore kanë akuzuar partinë në pushtet për manipulim të votimeve me ndihmën e Rusisë fqinje dhe kanë bojkotuar seancat e parlamentit.

Protestat e opozitës që filluan pas zgjedhjeve morën një vrull të ri pas vendimit të qeverisë të enjten për të pezulluar bisedimet e pranimit në BE.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili refuzoi të njohë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe i kundërshtoi ato në Gjykatën Kushtetuese, e cila e hodhi poshtë ankesën e saj, të martën. Presidentja Zourabichvili ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëvjeçar në fund të dhjetorit, për të ndihmuar përpjekjet e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare.

BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor të vitit 2023 me kusht që ajo të përmbushte rekomandimet e bllokut. Bashkimi Evropian pezulloi procesin e negociatave dhe zvogëloi mbështetjen financiare në muajin qershor pas miratimit të një ligji që u pa gjerësisht si një goditje ndaj lirive demokratike. Ligji kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesin e një fuqie të huaj”, ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.

Njoftimi i qeverisë gjeorgjiane për pezullimin e bisedimeve të pranimit në BE erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që i kritikonte zgjedhjet e tetorit si as të lira dhe as të drejta.

Të hënën, Bashkimi Evropian përsëriti “shqetësimet e tij serioze në lidhje me rënien e vazhdueshme të vlerave demokratike të vendit”.

Kryeministri Irakli Kobakhidze nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” deklaroi të martën se qeveria është e gatshme të rihapë bisedimet e pranimit në BE nëse blloku i jep fund “shantazhit”./VOA

 

Video

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi të shumta për banorët e zonave të thella malore në qarkun e Kukësit. Dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis dhe Arrën e Malzi janë aktualisht të bllokuara, për shkak se trashësia e borës ka kaluar mbi 30 centimetra. Banoret thonë se prej ditës së djeshme janë pa energji elektrike, ndërsa situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e valëve telefonike, duke i lënë ata të izoluar. Ndërkohë, rrugët nacionale mbeten të kalueshme vetëm me përdorimin e mjeteve dimërore, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrugët rurale, ku thuajse mungon ndërhyrja për hapjen apo kriposjen e tyre nga bashkitë.

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në Ocean Beach për të formuar një baner njerëzor me mbishkrimin “It Was Murder — ICE Out”, duke protestuar ndaj vrasjes së Renee Nicole Good nga një agjent i ICE në Minneapolis. Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në Oakland, Berkeley dhe San Jose, ku banorët kritikuan përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe politikat e administratës Trump ndaj emigracionit.

Reshjet e dendura të dëborës kanë rikthyer vështirësitë në qarkun e Korçës, veçanërisht në zonën e Qafë Thanës, ku borëpastrueset janë në gatishmëri për të mbajtur të hapur aksin rrugor. Qafë Thana mbetet aksi i vetëm funksional që lidh juglindjen me Shqipërinë e mesme, pas bllokimit të Qukës–Qafë Plloçë. Probleme janë raportuar edhe në disa zona të tjera të qarkut, me rrëshqitje dherash, çedime rrugësh dhe rrezik përmbytjesh. Në Pogradec janë evakuuar disa familje, ndërsa në disa akse qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.

Një i ri në në Londër me aftësi mbresëlënëse për t’u ngjitur nëpër mure, ka hipur lart në murin e ambasadës iraniane dhe ka hequr flamurin e Republikës Islamike të Iranit duke vendosur flamurin e Republikës Monarkike. Në Iran ndërkaq po zhvillohen protesta të fuqishme anti-regjim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme