Bota 3 Dhjetor 2024, 13:10 Nga VNA

Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të Presidentit Biden dhe faljen e djalit të tij, Hunter

Ndaje në Whatsapp
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit

Pas disfatave në zgjedhjet e nëntorit, disa demokratë ndjehen të zhgënjyer në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Presidentit Biden, i cili përdori kompetencat që i ofron detyra për të falur djalin e tij.

Vendimi presidencial vjen pas goditjeve disavjeçare kundër Donald Trumpit nga Partia Demokrate, duke e akuzuar atë se përbënte kërcënim për demokracinë amerikane dhe për shpërfillje ndaj ligjit.

Mbrëmjen e së dielës, zoti Biden përdori autoritetin presidencial për të falur të birin, duke shkelur mbi premtimet e mëparshme dhe duke e çliruar Hunter Bidenin nga çdo krim i mundshëm federal që mund të kishte kryer ai brenda një harku kohor 10-vjeçar.

Presidenti 82-vjeçar tha përmes një deklarate se ndjekja penale e djalit të tij nën akuza për evazion fiskal dhe falsifikim të dokumentacionit federal për blerje arme, kishte motive politike.

“Ai beson tek sistemi i drejtësisë, por gjithashtu beson se politika e infektoi procesin dhe çoi në dështim të drejtësisë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në lidhje me vendimin e Presidentit Biden.

Për muaj me radhë, zëdhënësja Jean-Pierre, Presidenti Biden dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kishin ngulur këmbë se djali i presidentit, Hunter Biden, nuk do të falej.

Arsyetimi i Shtëpisë së Bardhë nuk u prit mirë nga disa demokratë të zemëruar se vendimi i Presidentit Biden do ta bënte më të vështirë përballjen me presidentin e ri republikan.

Republikani Donald Trump, i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar për një mandat të dytë presidencial, ka argumentuar se aktakuzat e ngritura ndaj tij ishin rezultat i përdorjes për arsye politike të sistemit të drejtësisë nga Presidenti Biden dhe demokratët.

“Ky është një precedent i keq që mund të abuzohet nga presidentët e ardhshëm dhe fatkeqësisht do ta dëmtojë reputacionin e tij”, shkroi në rrjetin X guvernatori i Kolorados Jared Polis. “Kur bëheni president, roli juaj është të jeni babai i kombit”, shprehej më tej guvernatori, duke iu referuar Presidentit Biden i cili e përdori rolin e prindit për të shpjeguar vendimin për faljen e djalit të tij.

“Hunter ishte autor i problemeve të tij me ligjin dhe njerëzit mund të ketë simpati për vuajtjet e tij, por duke pranuar gjithashtu se askush nuk është mbi ligjin, as presidenti dhe as djali i presidentit.”

Ligjvënësi demokrat i Arizonës, Gred Stanton, tha në rrjetin X se: “Kjo nuk ishte çështje e motivuar politikisht. Hunteri shkeli ligjin dhe u dënua nga një juri.”

Shumë demokratë të tjerë e mbështesin vendimin e Presidentit Biden për faljen e djalit të tij.

“Trump fali Roger Stone, Steve Bannon, Michael Flynn dhe Paul Manafort, si dhe babanë e dhëndrit të tij, Charles Kushner, të cilin ai sapo e emëroi ambasador në Francë”, shkroi në rrjetin X demokrati Jon Cooper, i njohur për mbledhje fondesh për fushatat demokrate.

“Biden kishte të drejtë që e fali të birin, Hunter Biden, për ta mbrojtur nga politizimi i FBI-së nga Kash Patel”, shprehej më tej zoti Cooper. Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka emëruar të besuarin e tij, Kash Patel për të drejtuar Byronë Federale të Hetimeve e cila aktualisht drejtohet nga Christopher Wray.

Zonja e Parë, Jill Biden tha të hënën nga Shtëpia e Bardhë se mbështeste vendimin për faljen e djalit të saj.

Republikanët korrën një fitore në tre fronte në zgjedhjet e nëntorit, duke shënuar rikthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Falja presidenciale gjithëpërfshirëse për zotin Hunter Biden mbulon jo vetëm çështjet e hapura ndaj tij për falsifikim të dokumenteve për armëmbajtjen dhe mospagimin e taksave, por gjithashtu çdo vepër tjetër që ai ka kryer, mund të kryer ose marrë pjesë gjatë periudhës nga 14 janari i vitit 2014 deri më 1 dhjetor 2024.

Video

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë shpërthime dhe flakë mbi qytetin e Teheranit, Iran. Sipas raportimeve, ka pasur goditje ajrore intensive që synuan aeroportin Mehrabad të Teheranit dhe zona të tjera kyçe të infrastrukturës.

Mallkuar qoftë kush nuk i beson këto fjalë zemre

Irani sulmon me dron aeroportn e Dubait.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme