Bota 2 December 2024, 15:02 Nga VNA

Trump emëron vjehrrin e vajzës së tij si këshilltar për Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Trump emëron vjehrrin e vajzës së tij si këshilltar për

Biznesmeni amerikano-libanez Massad Boulos, vjehrri i vajzës së Trumpit, do të shërbejë si këshilltar i tij i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme.

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se biznesmeni amerikano-libanez Massad Boulos do të shërbejë si këshilltar i tij i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme.

Trump përmes platformës së tij "Truth Social" tha se Massad, i cili është gjithashtu vjehrri i vajzës së tij Tiffany, "është një avokat i kompletuar dhe një lider shumë i respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare".

"Ai ka qenë përkrahës për një kohë të gjatë i vlerave republikane dhe konservatore, një aset në fushatën time dhe ka qenë i rëndësishëm në ndërtimin e koalicioneve të reja të jashtëzakonshme me Komunitetin Arabo-Amerikan", tha Trump, duke shtuar:

"Massad është një njeri që krijon marrëveshje dhe mbështetës i palëkundur i paqes në Lindjen e Mesme. Ai do të jetë avokat i fortë për ShBA-në dhe interesat e saj, dhe unë jam i lumtur që e kam atë në ekipin tonë!", ka shkruar ai.

Massad Boulos është një tjetër emër nga familjarët e Trumpit që do të punojnë në mandatin e tij të dytë.

Të shtunën, Trump njoftoi se emëroi Charles Kushnerin, një biznesmen i shquar nga New Jersey, për të shërbyer si ambasador në Francë.

Kushner është babai i Jared Kushnerit, dhëndër i Trumpit, i cili shërbeu si këshilltar i lartë gjatë presidencës së tij të parë.

TRT Balkan

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme