Bota 2 December 2024, 15:00 Nga VNA

Vijojnë protestat në Gjeorgji. Policia kalon në akte dhune

Ndaje në Whatsapp
Vijojnë protestat në Gjeorgji. Policia kalon në akte dhune
  • Gjeorgjianët po protestojnë pas njoftimit të kryeministrit të shtetit, Irakli Kobakhidze, se Qeveria e tij i ka pezulluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri më 2028.

Policia në Gjeorgji ka rrahur edhe shpërndarë dhunshëm protestuesit në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, për të katërtën natë me radhë, teksa protestohet kundër njoftimit të kryeministrit të shtetit, Irakli Kobakhidze, se Qeveria e tij i ka pezulluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri më 2028. Policët me maska në fytyrë kanë përdorur gaz lotsjellës e topa uji për të shpërndarë protestuesit afër ndërtesës së Parlamentit. Të paktën 200 persona janë ndaluar deri më tani, duke përfshirë themeluesin e partisë opozitare Girchi-More Freedom, Zura Girchi Japaridze. Kryeministri Kobakhidze ka thënë se presidentja Salome Zurabishvili duhet të largohet nga pozita që ka në vonë gjatë këtij muaji, kur t’i përfundojë mandati. Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa vazhdon të jetë aktual një kontest kushtetues, i lidhur me zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar, të cilat partia Ëndrra Gjeorgjiane pretendon se i ka fituar, parti në pushtet për më shumë se një dekadë. Zurabishvili dhe partitë opozitare besojnë se janë kryer mashtrime dhe shkelje tjera në zgjedhje dhe refuzojnë të njohin parlamentin e ri. Shumica e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet për t’u anëtarësuar në bllok janë të përfshira edhe në Kushtetutën e Gjeorgjisë. Mirëpo një mori vendimesh të marra nga Ëndrra Gjeorgjiane përgjatë vitit, përfshirë një ligj që kritikët e quajnë “ligji rus” për shtypje të organizatave joqeveritare dhe mediave të huaja, si dhe një tjetër ligj kontrovers për të drejtat e komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë), si edhe sulmet publike që i ka bërë Kobakhidze Perëndimit, kanë rritur frikën se Qeveria po e drejton shtetin kah orbita e Rusisë. Qeveritë perëndimore kanë vënë shumë pikëpyetje për zgjedhjet parlamentare të tetorit, duke thënë se ka pasur shkelje dhe ndikim rus. Gjeorgjia e ka fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2023, mirëpo marrëdhëniet me Brukselin janë tensionuar në muajt e fundit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë në korrik se do të pauzojnë një ndihmë në vlerë të 95 milionë dollarëve për Qeverinë e Gjeorgjisë, dhe kanë paralajmëruar se ajo po e gërryen demokracinë në vend.

REL

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme