Bota 30 November 2024, 14:08 Nga VNA

Kanada, gjendet i gjallë alpinisti i humbur prej 50 ditësh

Ndaje në Whatsapp
Kanada, gjendet i gjallë alpinisti i humbur prej 50 ditësh

20-vjeçari ishte nisur për një shëtitje dhjetëditore në malet me dëborë, por humbi orientimin. Kur u shpëtua, kishte një thes gjumi të prerë përgjysmë të mbështjellë rreth këmbëve. Ai tregoi se kishte arritur të mbijetonte duke përdorur mjete të improvizuara.

Sam Benastick, alpinisti 20-vjeçar që dy muaj më parë kishte nisur një shëtitje në malet e mbuluara me dëborë në Kanada dhe nuk ishte kthyer më, mbijetoi për 50 ditë në temperatura që arritën deri në -20 gradë. Familja e tij kishte raportuar zhdukjen më 17 tetor (ai ishte nisur më 7 tetor). Ai u gjet nga një grup shpëtimtarësh që gjatë javës së fundit kishin kontrolluar me imtësi një rrugë pyjore centimetër pas centimetri. Ai ishte mbështjellë me një thes gjumi të prerë përgjysmë rreth këmbëve dhe lëvizte me vështirësi duke përdorur një shkop dhe duart e ngrira. Kur pa shpëtimtarët, u rrëzua përtokë nga lodhja. Tani ndodhet i shtruar në spitalin e Fort Nelson, në Kolumbinë Britanike, për ngrica dhe thithje tymi të shkaktuar nga zjarri në strehën e tij të improvizuar. Ai është i lodhur, por jashtë rrezikut për jetën. Benastick tregoi se kishte arritur të mbijetonte falë mjeteve të improvizuara.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme