Bota 30 November 2024, 08:34 Nga VNA

OKB-ja: Mbyllen të gjitha furrat e bukës në Gazën qendrore

Ndaje në Whatsapp
OKB-ja: Mbyllen të gjitha furrat e bukës në Gazën qendrore

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së paralajmëroi se "uria mbetet një rrezik serioz" për njerëzit në Gaza, duke kërkuar "qasje të sigurt të ndihmës jetike humanitare në Gaza". Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara njoftoi se të gjitha furrat e bukës në pjesën qendrore të Gazës u detyruan të mbyllen për shkak të mungesës së furnizimit, në mes të luftës së vazhdueshme gjenocidale të Izraelit në Gaza. "Të gjitha furrat e bukës në Gazën qendrore janë mbyllur për shkak të mungesave të mëdha të furnizimit", njoftoi WFP-ja në X. Në postim gjithashtu thuhet se buka është mjet shpëtimi për shumë familje dhe i vetmi ushqim tek i cili kanë qasje, duke shtuar se tani edhe kjo po u pamundësohet banorëve. Organizata e OKB-së paralajmëroi se "uria mbetet një rrezik serioz" për njerëzit në Gaza, duke kërkuar "qasje të sigurt të ndihmës jetike humanitare në Gaza". Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më tetor 2023, grupe të shumta ndërkombëtare dhe të OKB-së i kanë bërë thirrje Izraelit që të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza për të shmangur urinë dhe mungesën e bukës. Izraeli nisi një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor 2023, duke vrarë deri më tani mbi 44.300 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur afro 105 mijë të tjerë. Gjenocidi në Gaza, i cili po hyn në vitin e dytë, gjithnjë e më shumë ka tërhequr dënime ndërkombëtare, ku zyrtarë dhe institucione të shumta i vlerësojnë sulmet dhe bllokimin e ndihmave humanitare si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullatën. Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) lëshoi ​​urdhrarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

TRT

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme