Bota 1 December 2024, 16:12 Nga VNA

Laburistët në Britani të Madhe publikojnë planin për të reduktuar emigracionin me gomone  

Ndaje në Whatsapp
Laburistët në Britani të Madhe publikojnë planin për

Laburistët në pushtet në Britaninë e Madhe do të publikojnë së shpejti një plan për të trajtuar migracionin, pasi numri i njerëzve që kanë kaluar Kanalin ka arritur një moment historik. Sipas Sky News, mëngjesin e kësaj të diele, dy varka të vogla me dhjetëra emigrantë në bord u kapën në Kanal, duke çuar numrin e kalimeve që nga korriku në më shumë se 20,000.

Këto kalime janë të parat që nga data 16 nëntor. Para kësaj date, 19,988 kalime ishin regjistruar që kur laburistët fituan zgjedhjet më 4 korrik. Sipas shifrave zyrtare, totali i emigrantëve që kanë kaluar këtë vit është 33.562, pa përfshirë natën e kaluar.

Ministri i qeverisë, Pat McFadden, i tha Sky News se Mbretëria e Bashkuar "do të ketë gjithmonë nevojë për migrim", por ky proces duhet të balancohet me trajnimin e fuqisë punëtore britanike, në mënyrë që "të mos varen vetëm nga migrimi". Ai shtoi se laburistët do të publikojnë një plan këtë javë për të reduktuar migrimin legal dhe ilegal.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme