Bota 4 Dhjetor 2024, 09:07 Nga VNA

Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit

Ndaje në Whatsapp
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së

Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjykatësi të hënën të rrëzojë vendimin për shpalljen fajtor lidhur me një pagesë për një aktore të filmave pronografikë në këmbim të heshtjes së saj për një marrëdhënie intime, duke argumentuar se vazhdimi i çështjes do të paraqiste "pengesë jokushtetuese për institucionin e Presidencës".

Në një dosje të bërë publike të martën, avokatët e zotit Trump i thanë gjykatësit të Manhattanit, Juan M. Merchan, se pushimi i çështjes është i garantuar për shkak të "mandatit të qartë që i është dhënë zotit Trump nga populli amerikan më 5 nëntor 2024".

Ata cituan gjithashtu faljen e fundit të Presidentit Joe Biden për djalin e tij, Hunter Biden, i cili ishte shpallur fajtor lidhur me akuzat për evazion fiskal dhe shkelje të ligjit për armëmbajtje.

"Presidenti Biden pohoi se ndjekja 'penale e djalit të tij ishte seleksionuese dhe e padrejtë' dhe ai u 'trajtua ndryshe'," thuhet në dokumentin e shkruar nga ekipi ligjor i zotit Trump. Prokurori i qarkut të Manhatanit, pretenduan ata, ishte angazhuar në të njëjtin lloj të teatrit politik "që Presidenti Biden e dënoi.”

Prokurorët do të kenë kohë të përgjigjen deri më 9 dhjetor. Ata kanë thënë se do të luftojnë çdo përpjekje për të pushuar çështjen, por kanë treguar një gatishmëri për të shtyrë dënimin deri pas përfundimit të mandatit të dytë të zotit Trump në 2029. Në paraqitjen e tyre të hënën, avokatët e zotit Trump hodhën poshtë idenë e pezullimit të dënimit deri pas mbarimit të mandatit të zotit Trump, duke e quajtur atë një "sugjerim qesharak".

Pas fitores së zotit Trumpit në zgjedhje muajin e kaluar, Merchan ndërpreu procedurat dhe shtyu për një kohë të pacaktuar dënimin e tij, të planifikuar më parë për në fund të nëntorit, për të lejuar mbrojtjen dhe prokurorinë të shqyrtojnë alternativat mbi të ardhmen e çështjes. Ai gjithashtu shtyu një vendim mbi kërkesën e mëparshme të zotit Trump për të pushuar çështjen për arsye imuniteti.

Zoti Trump ka luftuar prej muajsh për të ndryshuar vendimin, që e nxorri atë fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj mbi një marrëdhënie seksuale që ata kishin pasur një dekadë më parë. Zoti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe ka thënë se ky proces gjyqësor, ashtu si edhe tre çështjet e tjera penale ndaj tij, janë të motivuara politikisht.

Pushimi i çështjes, thanë avokatët, do ta lejonte Presidentin e zgjedhur Donald Trump që "t’i kushtojë të gjithë energjinë mbrojtjes së vendit".

Në muajin maj, zoti Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan i shpallur fajtor për vepra penale, në një gjykatë në Nju Jork.

Pushimi i çështjes do të fshinte vendimin historik ndaj zotit Trump, duke i kursyer atij renë e një dosjeje penale dhe dënimin e mundshëm me burg. Donald Trump është Presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara që është gjetur fajtor për një krim. Ai e fillon mandatin më 20 janar. Me kërkesë të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, tashmë janë pushuar dy çështje të tjera ligjore ndaj zotit Trump, njëra për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 dhe tjetra për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete.

Video

Banorët e fshatit Bashaj në Vlorë janë detyruar të hapin vetë rrugën me kazma dhe lopata, pasi prej katër ditësh kanë mbetur tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e qytetit për shkak të shembjes së masivit të dheut nga mali. Rreth 250 banorë, përfshirë mbi 70 familje, ndodhen pa asnjë lidhje rrugore, duke u përballur me vështirësi serioze në përditshmëri. Mëngjesin e sotëm, banorët janë organizuar mes tyre dhe kanë nisur punën për të hapur rrugën aq sa munden, me qëllim krijimin e një kalimi minimal për këmbësorë dhe mjete emergjence. Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa situata mbetet shqetësuese, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë.

Gjashtë persona humbën jetën, mes tyre edhe këngëtari i njohur kolumbian Yeison Jiménez, pasi avioni me të cilin udhëtonin u rrëzua pak minuta pas ngritjes, në zonën qendrore të Kolumbisë, bënë të ditur autoritetet lokale.

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi të shumta për banorët e zonave të thella malore në qarkun e Kukësit. Dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis dhe Arrën e Malzi janë aktualisht të bllokuara, për shkak se trashësia e borës ka kaluar mbi 30 centimetra. Banoret thonë se prej ditës së djeshme janë pa energji elektrike, ndërsa situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e valëve telefonike, duke i lënë ata të izoluar. Ndërkohë, rrugët nacionale mbeten të kalueshme vetëm me përdorimin e mjeteve dimërore, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrugët rurale, ku thuajse mungon ndërhyrja për hapjen apo kriposjen e tyre nga bashkitë.

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në Ocean Beach për të formuar një baner njerëzor me mbishkrimin “It Was Murder — ICE Out”, duke protestuar ndaj vrasjes së Renee Nicole Good nga një agjent i ICE në Minneapolis. Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në Oakland, Berkeley dhe San Jose, ku banorët kritikuan përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe politikat e administratës Trump ndaj emigracionit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme