Bota 3 December 2024, 23:12 Nga VNA

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 8 anëtarë të një bande shqiptaro-italiane

Ndaje në Whatsapp
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 8

Në orët e para të mëngjesit të së martës, më 3 dhjetor, karabinierët italianë zbatuan urdhrat e lëshuara nga Gjykata e Barit dhe arrestuan 8 anëtarë të një bande shqiptaro-italiane të trafikut të drogës. Sipas autoriteteve, grupi ka ngritur një rrjet trafiku kokainë dhe kanabis nga Shqipëria në Itali, për ta shpërndarë më pas në shtete të tjera evropiane si Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani.

Ky grup dyshohet të ketë pasur 15 anëtarë, nga të cilët 6 janë arrestuar më parë dhe 8 të tjerë u arrestuan këtë të martë. Prej tyre, 4 janë shqiptarë dhe 4 italianë, të moshave nga 34 deri në 49 vjeç. Aktiviteti i grupit ka arritur kulmin në periudhën mars – gusht 2023, kur ata trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marihuane nga Shqipëria në Spanjë dhe disa shtete të tjera të Evropës Veriore.

Droga transportohej në Pulia, ku organizata kishte vendosur bazën kryesore logjistike, dhe pjesë e saj ishte e destinuar për tregjet e Napolit. Sipas autoriteteve, grupi fitonte mbi 1 milion euro në muaj nga ky aktivitet. Mediat italiane raportojnë se një nga qendrat operacionale të bandës është zbuluar në Shqipëri, por autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende detaje.

Përmes përgjimeve, hetuesit arritën të rindërtonin strukturën e grupit, duke përcaktuar rolet e secilit anëtar. Trafikantët shqiptarë ishin veçanërisht aktivë në menaxhimin e rrugëve mes Shqipërisë dhe Pulias. Grupi kishte dhe baza në Barletta, Mola di Bari dhe Modugno. Disa persona ishin përgjegjës për magazinimin e lëndëve narkotike para shpërndarjes në të gjithë Pulian.

Grupi kishte lidhje të qëndrueshme me blerësit dhe të ardhurat nga shitja e drogës transferoheshin në Shqipëri. Në operacionin e fundit, janë sekuestruar mbi 15 kg kokainë, 2 kg marijuanë, armë dhe municione, përfshirë 3 pistoleta dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu, një prej të dyshuarve kishte në pronësi 15 mijë euro që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme