Kronika 19 June 2025, 15:09 Nga VNA

I dehur në timon dhe u përfshi në një aksident, dënohet me 900 mijë lekë gjobë deputetin e PD-së, Qani Xhafa.

Ndaje në Whatsapp
I dehur në timon dhe u përfshi në një aksident, dënohet

Gjykata e Posaçme dënoi me 900 mijë lekë gjobë deputetin e PD-së, Qani Xhafa, për akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt. Xhafa pësoi aksident në gjendje të dehur teksa kthehej nga një festë familjare.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për dënimin e deputetit me 9 muaj burg, por dënimi u reduktua në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund, masa u konvertua në një gjobë prej 900 mijë lekësh, e cila duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi të marrë formë të prerë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme