Kronika 21 November 2024, 21:12 Nga VNA

Turisti australian prej 6 javësh i zhdukur në luginën e Valbonës, ekipeve të kërkimit i bashkohet dhe vëllai i tij

Ndaje në Whatsapp
Turisti australian prej 6 javësh i zhdukur në luginën e

Një turist australian, Cameron Twiss, 28 vjeç, nga Adelaide, rezulton i zhdukur gjatë një udhëtimi në luginën e Valbonës, në Tropojë. Pasaporta dhe sendet e tij janë gjetur në bujtinën ku kishte qëndruar, ndërsa ai u pa për herë të fundit pesë javë e gjysmë më parë, kur u nis për një shëtitje nga fshati Valbonë.

Mediat australiane kanë raportuar për zhdukjen e tij, ndërkohë që britanikja “Daily Mail” ka bërë të ditur se autoritetet shqiptare kanë nisur kërkimet dhe se vëllai i Twiss ka udhëtuar në Shqipëri për t’u bashkuar me ekipet e kërkimit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Twiss ishte nisur në 13 tetor për të ecur në një shteg të njohur që lidh Valbonën me fshatin Theth, një territor malor i njohur për vështirësinë dhe rrezikshmërinë, sidomos për ata që nuk janë të shoqëruar me një guidë të aftë. Udhëtimi, që përfshin një kalim malor dhe një rrugë 17 km, kalon përmes Alpeve Shqiptare ku nuk ka rrugë. Autoritetet kanë konfirmuar se Twiss ishte nisur i vetëm, ndonëse zakonisht rekomandohet të shoqërohet me udhërrëfyes lokal.

Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë zhvilluar kërkime në këmbë dhe me dron, por deri më tani nuk kanë pasur rezultatet e pritshme. Kërkimi u pezullua më 2 nëntor, duke pritur informacione të reja për të vazhduar operacionin.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme