Kronika 21 November 2024, 18:36 Nga VNA

Apeli dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin që vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin

Ndaje në Whatsapp
Apeli dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin që

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda), që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Në muajin gusht të vitit 2022, Besnik Pjetri vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku.

Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes Perjaku shkoi në banesën e këtyre të fundit dhe qëlloi me armë zjarri automatik ish vjehrrin dhe ish kunati e tij, duke i lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten disa vite para se te ndodhte ngjarja. Dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia.

Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar ne Itali. Pas divorcit ata kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe me pas Pjetri ishte kthyer ne Shqipëri.

Ish-gruaja e kishte denoncuar ate për dhunë në Itali, ku edhe ka vuajtur 2 vite burg.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme