Kronika 21 November 2024, 20:52 Nga VNA

Apeli i Posaçëm dënon me burgim të përjetshëm 3 persona për masakrën e Cërrikut

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm dënon me burgim të përjetshëm 3

Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska u dënuan me burgim të përjetshëm për masakrën e Cërrikut në 1997 ku mbeten të vrarë 6 gardistë dhe u plagosën shumë të tjerë. Cështja ishte kthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë. Fajtorë u cilësuan dhe të pandehurit e tjerë.

Masakra e Cërrikut

Ende pa u larguar era e barutit të trazirave të marsit, më 23 maj 1997, një tjetër ngjarje të rëndë ndodhi në qytetin e Cërrikut. Gjashtë punonjës të Gardës së Republikës, Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoj mbetën të vrarë dhe 15 policë të tjerë u plagosën pas një përleshjeje me armë.

Ngjarja që më vonë mori emrin “Masakra e Cërrikut”, ndodhi nga ora 08:30 deri në orën 09:15. Një ngjarje që në mediat e asaj kohe u dha shumë e cunguar. Pa version zyrtar, pa dëshmi e mbi të gjitha pa një motiv përse ndodhi. Ngjarja e Cërrikut, është një nga më të errëtat ndër historitë me shumë gjak të vitit 1997.

Masakra e Cërrikut u zbardh vetëm dhjetë vjet më pas, kur në vitin 2007, gjatë aksionit të koduar me emrin “Autoblinda”, policia vendosi në pranga Roland Xhepexhiun, i cili akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurit Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi, kanë kryer masakrën e datës 23 maj. Në hyrje të qytetit, të akuzuarit qëlluan me antitank mbi karvanin e policisë që mbërriti në Cërrik për ringritjen e postës së policisë, e cila ishte shkatërruar një ditë më parë.

Qyteti në atë kohë ishte nën kontrollin e rebelëve të armatosur. Pas një procesi maratonë që zgjati më shumë se 4 vjet, gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për 3 prej anëtarëve të bandës së Cërrikut. Konkretisht për Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Sotën (Xhepexhiun).

Për Bujar Buzanin, i cili kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, gjykata vendosi dënimin me 8 vite burgim. Llazar Bicja, Alban Toska dhe Entel Gashi u dënuan me nga 22 vite burgim. Skënder Cani u dënua me 21 vjet burg dhe Tomorr Buzani me 23 vjet burg.

 

 

 

 

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme