Bota 19 June 2026, 12:45 Nga VNA

Trump tha se ajo e luti për foto, Meloni i përgjigjet: Sajesa! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me armiqtë e Perëndimit

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgbb.PNG

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta politike dhe mediatike pas deklaratave të tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, të bëra gjatë një interviste telefonike për emisionin italian “L’Aria che tira” në televizionin La7.

Duke komentuar zhvillimet ndërkombëtare pas samitit të G7-ës në Evian, Trump u ndal edhe te raportet me kryeministren italiane ndërsa tha: “Më është lutur të bëjmë një foto bashkë. E donte aq shumë një foto me mua. Mund të mos e bëja fare, por më erdhi keq për të”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë sollën menjëherë reagimin e Giorgia Melonit, e cila i cilësoi fjalët e Trump si “totalisht të sajuara” dhe “të papranueshme” në raport me një aleat strategjik si Italia.

Në një video të publikuar në Instagram, Meloni u shpreh se ishte “sinqerisht e tronditur” nga qëndrimi i presidentit amerikan, duke shtuar se nuk është hera e parë që Trump përdor tone të tilla ndaj partnerëve perëndimorë.

“Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara. Por një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk i lutemi askujt”, deklaroi kryeministrja italiane.

Sipas raportimeve të mediave italiane, biseda mes dy liderëve ishte e para pas tensioneve diplomatike të javëve të fundit. Trump deklaroi gjithashtu se nuk kishte qenë i detyruar të zhvillonte bisedën me Melonin.

Në vijim të intervistës, presidenti amerikan kritikoi ashpër Bashkimin Europian për politikat mbi emigracionin dhe menaxhimin e furnizimit energjetik, duke theksuar se Europa po përballet me pasoja të rënda për shkak të vendimeve të saj strategjike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme