Bota 12 December 2024, 15:33 Nga VNA

Trump fton presidentin e Kinës në inaugurimin presidencial në janar

Ndaje në Whatsapp
Trump fton presidentin e Kinës në inaugurimin presidencial në

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thuhet se ka ftuar homologun e tij kinez, Xi Jinping, të marrë pjesë në inaugurimin e tij presidencial muajin e ardhshëm.

Siç raporton ‘CBS News’, burimet zbuluan se Trump ia bëri ftesën presidentin kinez në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, por mbetet e paqartë nëse presidenti kinez e ka pranuar. Raporti tha se zyrtarët po bëjnë plane që më shumë personalitete të huaja të marrin pjesë në ceremoninë e betimit më 20 janar. Sipas ekipit të Trumpit, ka shumë liderë që mund të marrin pjesë në inaugurimin presidencial. "Liderët botërorë janë rreshtuar për t'u takuar me presidentin Trump, sepse ata e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin," tha zëdhënësja e tranzicionit të Trumpit, Karoline Leavitt. Raporti i ftesës erdhi disa ditë pasi Trump kërcënoi se do të rrisë tarifat për mallrat kineze. ShBA-ja vendosi gjithashtu një afat 19 janarin, një ditë para inaugurimit presidencial, për ‘ByteDance’, kompaninë mëmë kineze të ‘TikTokut’, që t'ua shesë aplikacionin e mediave sociale ose të përballet me një ndalim në vend.

TRT Balkan

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme