Bota 12 Dhjetor 2024, 08:19 Nga VNA

Një vit luftë Izrael Palestinë, sinjale për marrëveshje armëpushimi

Ndaje në Whatsapp
Një vit luftë Izrael Palestinë, sinjale për marrëveshje

Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti. Marrëveshja do të ndalonte luftimet në Gazë dhe do të kthente në Izrael disa nga pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin në një telefonatë të mërkurën se tani ekziston një shans për një marrëveshje të re që do të lejonte kthimin e të gjithë pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë, tha zyra e zotit Katz.

Megjithatë një diplomat perëndimor në rajon tha se marrëveshje ka të ngjarë të jetë e kufizuar, duke siguruar lirimin e një numri të vogël pengjesh dhe një ndërprerje të shkurtër të luftimeve. Një armëpushim i tillë do të ishte vetëm i dyti që nga fillimi i luftës në tetor 2023.

Optimizmi i përmbajtur po shprehet ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Jake Sullivan shkon në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu të enjten dhe më pas në Egjipt dhe Katar, që ashtu si SHBA po luajnë rol ndërmjetës për një marrëveshje.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar që militantët e grupit palestinez të Hamasit të lirojnë pengjet e mbajtura në Gazë përpara se ai të marrë pushtetin nga Biden më 20 janar. Përndryshe, zoti Trump ka thënë se ata “do ta paguajnë shtrenjtë”.

Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë.

Video

Disa automjete janë bllokuar në Gjinar të Elbasanit si pasojë e reshjeve të deborës që kanë përfshirë qarkun.

Një zjarr i madh që vijon prej 3 orësh ka përfshirë zonën e 5 Majit, ku flakët kanë djegur disa magazina. Rreth 15 mjete zjarrfikëse dhe 70 efektivë janë angazhuar për shuarjen e tij, me mbështetjen e forcave të ushtrisë. Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve dhe tymi i dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar.

Prej 3 orësh vijon lufta me flakët në zjarrin e rënë në zonën e “5 majit” në Tiranë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan 60 zjarrfikës dhe 11 mjete, me mbështetje nga bashkitë Vorë, Kamëz, Elbasan dhe forca të ushtrisë. Policia evakuoi banorët përreth për shkak të rrezikut nga bombola gazi. Si pasojë, të paktën 50 subjekte tregtare pësuan dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik.

Prefektura e Qarkut Gjirokastër informon qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme