Bota 7 Dhjetor 2024, 17:47 Nga VNA

Trump e Musk mbërrijnë në Paris, do marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre-Dame

Ndaje në Whatsapp
Trump e Musk mbërrijnë në Paris, do marrin pjesë në

Pas pesë vitesh punë, Katedralja Notre-Dame më në fund do të rihapë dyert këtë të shtunë, gjatë një ceremonie të kryesuar nga Emmanuel Macron dhe Kryepeshkopi i Parisit, ku do të jenë të pranishëm 1500 të ftuar nga e gjithë bota.

Miliarderi amerikan Elon Musk, i afërt me Donald Trump, ka mbërritur të shtunën në orën 15:20 me orën lokale (2:20 pasdite GMT) në aeroportin Le Bourget, afër Parisit, për të marrë pjesë në rihapjen e Notre-Dame, mësoi AFP.

Në këtë fazë nuk janë dhënë detaje për programin e vizitës në Paris të zotit Musk, njeriu më i pasur në botë që është afruar me presidentin e zgjedhur amerikan.

Të shtunën në mëngjes, zoti Trump u ul në aeroportin Orly (në jug të Parisit). Përtej rilindjes së ndërtesës, një sekuencë diplomatike intensive po zhvillohet në Paris, ku priten disa dhjetëra liderë botërorë, që me shumë gjasë do të zhvillojnë takime mes tyre.

Princi William, i cili do të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre-Dame në Paris të shtunën, do të takohet me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, gjithashtu i pranishëm në këtë ngjarje, njoftoi Kensington Palace.

Trashëgimtari i fronit britanik, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë “në emër të Mbretërisë së Bashkuar”, “do të takojë Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden dhe Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, njoftonte pallati në një deklaratë për shtyp.

E gjithë ceremonia e rihapjes së Notre-Dame de Paris, duke përfshirë fjalimin e Emmanuel Macron, do të zhvillohet “brenda katedrales” për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, njoftoi Elysée dhe dioqeza e Parisit.

Krerët e ftuar të shteteve dhe qeverive do të priten nga Presidenti i Republikës dhe bashkëshortja e tij në sheshin përballë katedrales nga ora 18:20, tha Elysee.

Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, do të hapë dyert në orën 19:00.

 

Video

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Nuk e dimë se çfarë pronash ka sekuestruar SPAK, se Linda është me qira

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme