Bota 7 Dhjetor 2024, 12:17 Nga VNA

Gjykata në SHBA mban në fuqi ligjin për shitjen e TikTok-ut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata në SHBA mban në fuqi ligjin për shitjen e TikTok-ut

Platforma e rrjeteve sociale në pronësi kineze, TikTok, ka pësuar një humbje në betejën e saj kundër një ligji në Shtetet e Bashkuara që kërkon shitjen apo ndalimin e këtij aplikacioni popullor. Gjykata e Apelit në Uashington tha se legjislacioni për shitjen e TikTok-ut është i ligjshëm. Tani, i vetmi opsion për TikTok-un është që t’i drejtohet Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Platforma në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance, argumentoi në padi se ligji shkelë lirinë e fjalës së garantuar në Kushtetutën amerikane. Megjithatë, gjykata theksoi se ligji është në përputhje me praktikat dhe rregulloret që janë në fuqi për një kohë të gjatë dhe që Kongresi amerikan nuk ka pasur për qëllim të shtypë liri të caktuara. Sipas ligjit, që hyri në fuqi në prill, ByteDance ka rreth një vit kohë për të shitur aksionet e tij që ka në TikTok para se aplikacionit të ndalohet në të gjitha dyqanet e aplikacioneve në SHBA. Ligji thirret në rrezikun që Kina mund të ketë qasje në të dhënat amerikane dhe përmes tyre të ushtrojë ndikim politik. Në padinë e TikTok-ut, mes tjerash u tha se ndarja nga ByteDance, siç propozohet në ligjin amerikan nëse ky aplikacion dëshiron të ketë qasje në SHBA, “thjesht nuk është i mundur: as në aspektin komercial, as në atë teknologjik e as në aspektin ligjor”. Fillimisht, ligji i kishte dhënë ByteDance 270 ditë kohë që të shesë aksionet që ka në TikTok. Presidenti amerikan, Joe Biden, mund të zgjasë afatin për tre muaj të tjerë nëse ka përparim në bisedimet për shitjen e aksioneve. Megjithatë, TikTok ka deklaruar se nga perspektiva e kompanisë, kjo gjë nuk do të ndodhë. “Nuk ka dyshim, ky ligj do të detyrojë mbylljen e TikTok-ut deri më 19 janar 2025, duke heshtur 170 milionë amerikanë që përdorin platformën për të komunikuar në mënyra që nuk mund ta bëjnë me aplikacione të tjera”, u tha në padinë e kompanisë. Më 20 janar, republikani Donald Trump do të marrë detyrën e presidentit të SHBA-së. Gjatë mandatit të tij presidencial, administrata e tij kishte dështuar që përmes gjykatave të detyronte shitjen e TikTok-ut. Gjatë fushatës zgjedhore për presidencialet e këtij viti, ai është shprehur kundër ndalimit të platformës. Megjithatë, ai nuk mund ta tërheqë ligjin. ByteDance konsiderohet kompani kineze nga të dyja partitë kryesore në SHBA. TikTok-u argumenton se afër 60 për qind e aksioneve në ByteDance janë të investitorëve perëndimorë. Selia e kompanisë është në Ishujt Kajman në Karaibe. Por, politikanët amerikanë kanë argumentuar se themeluesit kinezë kanë kontroll, për shkak të drejtës së tyre të votës në bord pasi kanë 20 për qind të aksioneve, duke shtuar se selia kryesore e ByteDance është në Pekin, ku kompania nuk mund t’i ikë ndikimit të autoritete. REL

Video

SHBA nis sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS në Siri, sipas zyrtarëve amerikanë. Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, konfirmojnë zyrtarët për Fox News. Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane godet objektiva të ISIS në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një militant i vetëm i ISIS. Sulmet vijnë ndërsa i Dërguari Special amerikan për Sirinë, Tom Barrack, takoi në Damask udhëheqësit e rinj sirianë për të diskutuar të ardhmen e vendit. “Sot, në emër të Presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask,” shkroi Barrack. Ai shtoi se bisedimet fokusoheshin tek “zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rruga e mëtejshme për tranzicionin historik të Sirisë,” dhe se SHBA “mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetje qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa.” Video, copyright: FOXNEWS

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Një traktor i viti 1978 sipas modelit kinez, përdoret ende dhe sot në Mokër të Korçës për të pastruar rrugët nga dëbora.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme