Bota 5 Dhjetor 2024, 22:45 Nga VNA

Rrëzimi i qeverisë francize/ Macron: Kryeministri i ri, në ditët në vijim

Ndaje në Whatsapp
Rrëzimi i qeverisë francize/ Macron: Kryeministri i ri, në

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim para kombit mbrëmjen e kësaj të enjteje ku tha se do të emëronte një kryeministër të ri në ditët në vijim. Presidenti francez bëri reagimin e parë pasi qeveria u rrëzua për shkak të një mocioni mosbesimi në dhomën e ulët të parlamentit të vendit.

“Unë do t’a ngarkoj atë të formojë një qeveri me interes kombëtar, duke përfaqësuar të gjitha forcat politike brenda harkut republikan,” – tha ai.

Qeveria e pakicës së kryeministrit Michel Barnier u rrëzua nga votimi i mbështetur nga partitë në të majtë dhe në të djathtë pasi ai kaloi buxhetin e sigurimeve shoqërore duke anashkaluar votimin në parlament.

Parlamenti i Francës është thellësisht i ndarë dhe zgjedhjet e reja nuk lejohet të mbahen deri në korrik 2025. Shanset për të krijuar një qeveri të qëndrueshme duken të pakta.

Vetë Macron u zotua se do të qëndrojë si president deri në vitin 2027

“Mandati që më keni besuar në mënyrë demokratike është një mandat pesëvjeçar dhe unë do ta ushtroj plotësisht deri në fund”, – tha Presidenti Macron. Thirrjet që ai të largohet janë shtuar sidomos nga koalicioni i krahut të majtë.

Megjithatë, me kushtetutë, Presidenti nuk është i detyruar ta bëjë këtë dhe zgjedhjet e reja presidenciale nuk do të ndikojnë në përbërjen e Asamblesë Kombëtare shumë të fragmentuar.

Prioriteti kryesor i qeverisë së re do të jetë buxheti, me një ligj të përkohshëm për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike. Macron tregoi gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm, një ligj i ri buxhetor do të prezantohet nga qeveria për të shmangur çdo rritje tatimore të lidhur me inflacionin.

Macron fajëson të majtën për rënien e qeverisë. Vendimin e tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme në fillim të vitit tha se nuk u kuptua, duke shtuar se “Unë ju ktheva zërin tuaj”.

“E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front anti-republikan me ndihmën e forcave që deri dje qeverisnin Francën”, – shigjetoi ai anëtarët e Partisë Socialiste.

“Disa duan të më bëjnë përgjegjës për këtë situatë, sepse është një pozicion më i rehatshëm për ta,” tha Macron, duke refuzuar të marrë fajin, veçanërisht me afrimin e festave.

Ai falënderoi Barnier për shërbimin e tij.

“Dua të falënderoj Michel Barnier për përkushtimin, këmbënguljen dhe punën e palodhur. Ai dhe ekipi i tij u ngritën në rastin kur të tjerët jo”, tha Macron.

 

Video

Protestuesit në Iran kanë dalë sërish në rrugë, duke sfiduar goditjen vdekjeprurëse të forcave të sigurisë, ndërsa raportet flasin për mbi 100 të vrarë dhe mijëra të arrestuar ditët e fundit. Demonstratat, të nxitura nga inflacioni i lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete dhe tashmë kërkojnë fundin e sundimit klerikal të Ajatollah Ali Khameneit. Autoritetet kanë shpallur protestuesit “armiq të Zotit”, një akuzë që parashikon dënim me vdekje, ndërsa spitalet janë mbingarkuar me të plagosur e viktima. Irani ndodhet nën një bllokadë pothuajse totale të internetit, më e ashpra që nga protestat e vitit 2022. https://www.vna.al/bota/protestat-ne-iran-sfidojne-goditjen-prurese-te-regjimit-mbi-100-te-vr-i18750

SHBA nis sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS në Siri, sipas zyrtarëve amerikanë. Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, konfirmojnë zyrtarët për Fox News. Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane godet objektiva të ISIS në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një militant i vetëm i ISIS. Sulmet vijnë ndërsa i Dërguari Special amerikan për Sirinë, Tom Barrack, takoi në Damask udhëheqësit e rinj sirianë për të diskutuar të ardhmen e vendit. “Sot, në emër të Presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask,” shkroi Barrack. Ai shtoi se bisedimet fokusoheshin tek “zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rruga e mëtejshme për tranzicionin historik të Sirisë,” dhe se SHBA “mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetje qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa.” Video, copyright: FOXNEWS

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme