Bota 5 Dhjetor 2024, 16:00 Nga VNA

Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik

Ndaje në Whatsapp
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë

Ishte e qartë që kjo do të ndodhte herët a vonë. Michel Barnier u bë kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Francës, duke mos qëndruar as 100 ditë në detyrë, pasi Parlamenti e rrëzoi më 4 dhjetor – një shfaqje që nuk ishte parë që nga viti 1962. E gjithë kjo ndodhi si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme tronditëse këtë verë, në të cilat e djathta ekstreme dhe një koalicion partish të majta fituan vende, duke e detyruar presidentin e dobësuar politikisht, Emmanuel Macron, dhe forcat e tij centriste të formojnë një qeveri minoritare të paqëndrueshme, që mund të qeveriste vetëm me pëlqimin e populistes Marine Le Pen. Tani, do të ketë një qeveri të re që ndoshta nuk do të mbijetojë për shumë gjatë, pasi parametrat janë saktësisht të njëjtë – një marrëveshje me të majtën ekstreme ose të djathtën ekstreme deri sa një zgjedhje e re të mund të thirret në mënyrë kushtetuese në verën e vitit 2025. Ka të ngjarë që Macron të nominojë ministrin e njohur të Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, nga partia e tij Renaissance, për të tentuar formimin e një qeverie të re që mund të navigojë përmes asamblesë kombëtare të paqëndrueshme dhe të marrë mjaftueshëm vota për të bërë ndonjë punë. Por, parashikimet më të mençura janë se ai do të dështojë plotësisht ose do të tejkalojë rekordin e padëshirueshëm të Barnierit për mandatin më të shkurtër si kryeministër. Do të ketë thirrje që Macron të japë dorëheqje si president para përfundimit të mandatit të tij në 2027, por ai ka të ngjarë të vazhdojë. Kjo do të thotë që ai do të vazhdojë të drejtojë politikën e jashtme, siç bëjnë zakonisht presidentët francezë të shtetit, por do të kufizohet nga kaosi në Paris që do të thithë energjinë dhe vëmendjen e tij. Gjithashtu, ai do të jetë i kufizuar financiarisht, pasi qeveria u rrëzua për shkak të pamundësisë për të rënë dakord mbi një buxhet me masa të shumta shtrënguese. Deficiti aktualisht është 6.1 % e Bruto Produktit Vendor – duke tërhequr kritika dhe potencialisht gjoba financiare nga Brukseli dhe duke shkaktuar frikë në tregjet financiare nga një krizë e re në eurozonë. Dhe, kjo ndodh në momentin absolutisht më të keq për BE-në, pasi fuqia tjetër e madhe e bllokut, Gjermania, është një "patë e çalë" që pret zgjedhjet federale të reja në fund të shkurtit, me bisedime të mundshme të zgjatura për formimin e një koalicioni. A do të ketë ende gatishmëri të mjaftueshme për të mbështetur Ukrainën politikisht, ushtarakisht dhe më e rëndësishmja – financiarisht? Ka të ngjarë të ketë fonde të mjaftueshme për Kievin vitin e ardhshëm, por më pas? Të themi thjesht: Dy motorët e Evropës që ndalen në mes të kërkesave në rritje nga administrata e ardhshme e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtje, si dhe sinjaleve për tarifa të reja tregtare transatlantike, është një skenar që dikush në Kremlin mund të dëshirojë ta shfrytëzojë për t’i ushqyer luftërat e tij për pushtet në 2025. REL

Video

SHBA nis sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS në Siri, sipas zyrtarëve amerikanë. Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, konfirmojnë zyrtarët për Fox News. Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane godet objektiva të ISIS në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një militant i vetëm i ISIS. Sulmet vijnë ndërsa i Dërguari Special amerikan për Sirinë, Tom Barrack, takoi në Damask udhëheqësit e rinj sirianë për të diskutuar të ardhmen e vendit. “Sot, në emër të Presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask,” shkroi Barrack. Ai shtoi se bisedimet fokusoheshin tek “zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rruga e mëtejshme për tranzicionin historik të Sirisë,” dhe se SHBA “mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetje qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa.” Video, copyright: FOXNEWS

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Një traktor i viti 1978 sipas modelit kinez, përdoret ende dhe sot në Mokër të Korçës për të pastruar rrugët nga dëbora.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme