Bota 5 Dhjetor 2024, 09:32 Nga VNA

Analiza e Reuters: Cili mund të jetë plani i administratës së Presidentit Donald Trump për Ukrainën?

Ndaje në Whatsapp
Analiza e Reuters: Cili mund të jetë plani i administratës

Këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump publikisht dhe privatisht po bëjnë të ditur propozime të ndryshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas një analize nga agjencia e lajmeve Reuters të deklaratave në fjalë, si dhe intervistave me disa individë të afërt me zotin Trump, pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës do t’i jepeshin Rusisë për një kohë të pacaktuar.

Propozimet nga tre këshilltarët kyç, përfshinë Gjeneralin në pension Keith Kellogg, i cili pritet të jetë ndihmës i Presidentit Trump dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë, përmbajnë disa elemenë të përbashkët, përfshirë heqjen nga axhenda të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar vazhdimisht gjatë fushatës zgjedhore se do t’i jepte fund konfliktit afro trevjeçar, në 24 orët e para pas marrjes së detyrës më 20 janar, për të mos thënë më herët, por ende nuk ka thënë se si do ta bëjë këtë.

Analistë dhe ish zyrtarë të këshillit të sigurisë kombëtare kanë ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump mund ta përmbushë një zotim të tillë për shkak të kompleksitetit të konfliktit.

Të marra së bashku, megjithatë, deklaratat e këshilltarëve të tij sugjerojnë ravijëzimet e mundshme të një plani paqeje të Presidentit Trump.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke u përballur me mungesë forcash dhe humbje territori në rritje, ka lënë të kuptohet se mund të jetë i hapur për negociata.

Edhe pse ende synon anëtarësimin në NATO, ai tha këtë javë se Ukraina mund të gjejë një zgjidhje diplomatike për të rimarrë disa nga territoret e saj të pushtuara.

Por Presidenti Putin mund të mos jetë i gatshëm për t’u angazhuar me udhëheqësin e ardhshëm amerikan, thonë analistë dhe ish zyrtarë të lartë amerikanë, pasi ukrainasit janë në disavantazh të madh dhe Putini mund të marrë më shumë territore.

“Putini nuk ka ngut”, thotë Eugene Rumer, ish analist i shërbimeve të zbulimit amerikan për çështjet ruse.

Sipas tij, udhëheqësi rus nuk ka shfaqur gatishmëri për të hequr dorë nga kushtet e tij për arritjen e armëpushimit dhe fillimin e bisedimeve, siç janë heqja dorë nga Ukraina e anëtarësimit në NATO dhe dorëzimi i 4 rajoneve që Putini pretendon se janë pjesë e Rusisë, por që nuk kontrollohen plotësisht nga Moska, kërkesë që Kievi e ka refuzuar.

Sipas zotit Rumer, ka të ngjarë që Presidenti Putin të blejë kohë, për të fituar më shumë terren dhe të presë për të parë se çfarë lëshimesh mund të ofrojë zoti Trump në tryezën e bisedimeve.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi në maj se Presidenti Putini ishte gati të ndalonte luftën me një armëpushim të negociuar që njihte linjat aktuale të frontit, por ishte gati ta vazhdonte luftën nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjeshin.

Rusia tashmë kontrollon të gjithë Krimenë, pasi e ka marrë atë në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka marrë rreth 80 për qind të rajinit të të Donbasit, cili përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku, si dhe më shumë se 70 për qind të rajoneve të Zaporizhias dhe Khersonit, si dhe pjesë të vogla në rajonet Mykolaiv dhe Kharkiv.

MË SHUMË SE SA NJË PLAN

Deri javën e kaluar, zoti Trump ende nuk kishte mbledhur një grup pune për të hartuar një plan paqeje, sipas katër këshilltarëve që nuk pranuan të identifikohen.

Përkundrazi, disa këshilltarë kanë hedhur ide mes tyre në forume publike dhe disa ia kanë përcjellë edhe zotit Trump, thanë burimet.

Por në fund, një marrëveshje paqeje ka të ngjarë të varet nga angazhimi i drejtpërdrejtë personal mes tre ushëheqësve, Trump, Putin dhe Zelensky, thanë këshilltarët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se "nuk mund të komentohet mbi deklarata individuale, pa pasur një ide të planit në tërësi".

Zëdhënësja e zotit Trump, Karoline Leavitt vuri në dukje se Presidenti Trump ka thënë se "do të bëjë atë që është e nevojshme për të rivendosur paqen dhe për të rikthyer forcën e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore".

Një përfaqësues i Presidentit të zgjedhur Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai ka ende në plan që të zgjidhë konfliktin që në ditën e parë të detyrës.

Qeveia e Ukrainës nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë Reuters për koment.

Një ish këshilltar i zotit Trump për çështje të sigurisë kombëtare, i përfshirë procesin e transferimit të pushtetit, tha se ka tre propozime kryesore: linja e zotit Kellogg, një tjetër nga Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance dhe një plan që i paraqitur nga Richard Grenell, ish drejtor i Zbulimit Kombëtar.

Plani i paraqitur nga Gjenerali në pension, Keith Kellogg, së bashku me ish zyrtarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Fred Fleitz, dhe që i është paraqitur zotit Trump më herët gjatë këtij viti, parashikon “ngrirje” të vijave aktuale të luftës.

Zoti Kellogg dhe zoti Fleitz nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Agjencia Reuters ishte e para që raportoi mbi propozimin e tyre.

Zoti Trump do të dërgonte të tjera armatime amerikane për Kievin vetëm nëse Ukraina pranonte bisedime paqeje. Në të njëjtën kohë, ai do të paralajmëronte Moskën se Uashingoni do të shtonte ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, nëse Moska do të refuzonte bisedimet. Anëtarësimi i Ukrinës në NATO do të lihej pezull.

Sipas këtij propozimi, Ukrainës po ashtu do t’i ofroheshin nga Shtetetet e Bashkuara garanci për sigurinë, që mund të përfshinin shtimin e furnizimit me armatime, pasi të jetë pranuar marrëveshja.

Në muajin qershor, në një intervistë për stacionin britanik ‘Times Radio’, Sebastian Gorka, një nga zv/këshilltarët e pritshëm të sigurisë kombëtare, tha se Presidenti i zgjedhur Trump, i kishte thënë se do ta detyronte Putinin të hynte në bisedime duke e kërcënuar me dërgesa të pashmbullta armatimesh drejt Ukrainës, nëse Putini refuzonte.

I kontaktuar me telefon zoti Gorka e quajti agjencinë Reuters “një kosh lajmesh plehra” dhe nuk pranoi të bënte komente të tjera.

Zoti Vance, i cili si senator ka kundërshtuar ndihmën për Ukrainën, hodhi një ide tjetër në shtator.

Ai i tha gazetarit Shawn Ryan se një marrëveshje e mundshme ka të ngjarë të përfshijë një zonë të çmilitarizuar në vijat aktuale të frontit, e cila “do të fortifikohej rëndë” për të parandaluar inkursione të tjera nga Rusia. Sipas propozimit të tij, Kievit do t’i mohohej anëtarësimi në NATO.

Përfaqësues të zotit Trump thanë se ai nuk ishte i gatshëm për komente.

Zoti Grenell, ish ambasador në Gjermani nën administratën Trump, ka mbrojtur idenë e krijimit të “zonave autonome” në lindje të Ukrainës, gjatë një debati organizuar nga agjencia e lajmeve “Bloomberg” në korrik, por nuk dha më shumë hollësi. Ai po ashtu sugjeroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ishte në interes të Amerikës.

Zoti Grenell, i cili nuk iu përgjigj një kërkese për koment, nuk ka ende një post në administratën e re, edhe pse vazhdon ta këshillojë zotin Trump lidhur me çështjet europiane, i tha agjencisë Reuters, një këshilltar i lartë për politikën e jashtme të zotit Trump.

Sipas tij, zoti Grenell ishte nga të paktët individë që mori pjesë në takimin e muajit shtator në Nju Jork mes zotit Trump dhe zotit Zelenskiy.

KUNDËRSHTIMET E MUNDSHME

Analistë dhe disa ish zyrtarë të sigurisë kombëtare, mendojnë se disa elemente të propozimeve mund të kundërshtohen nga Presidenti Zelenskiy. Plani i tij i fitores parashikon një ftesë për anëtarësim në NATO, dhe mbështetje për këtë plan nga aleatët europianë dhe disa ligjvënës të Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Ukrainës i dërgoi një letër homologëve të tij në NATO duke u bërë thirrje që ta ftonin Ukrainën për anëtarësim në takimin e së martës.

Disa aleatë europianë kanë shpehur gatishmërinë për të shtuar ndihmën për Ukrainën, ndërsa Presidenti Joe Biden po vazhdon të dërgojë armatime. Kjo mund të ulë ndikimin e Presidentit Trump që ta nxisë Ukrainën drejt tavolinës së bisedimeve

Plani i zotit Kellogg, që parashikon rritje të ndihmës për Ukrainën në rast se Putini nuk ulet në tryezën e biedimeve, mund të përballet me kundërshti në Kongres, ku disa nga aleatët më të ngushtë të zotit Trump kundërshtojnë ndihmën shtesë ushtarake për Ukrainën.

“Nuk besoj se ndokush ka ndonjë plan realist për t’i dhënë fund konfliktit”, tha ish oficeri i shërbimeve të zbulimit Rumer.

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme