Bota 6 Dhjetor 2024, 09:45 Nga VNA

Përplasje Blinken-Lavrov për Ukrainën në takimin e OSBE-së në Maltë

Ndaje në Whatsapp
Përplasje Blinken-Lavrov për Ukrainën në takimin e

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u përplas të enjten në mënyrë indirekte me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin vjetor të OSBE-së për sigurinë, duke akuzuar Perëndimin se rrezikon përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, por u largua përpara se zoti Blinken dhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të mund të përgjigjeshin.

 

Duke folur në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Maltë, Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

Ai tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për të “rikthyer NATO-n në qendër të vëmendjes politike”. “Pas turpit në Afganistan, kishte nevojë për një armik të ri të përbashkët”, tha zoti Lavrov gjatë ndalesës së tij të parë në një vend të BE-së që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

 

"Rezultati i kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por tani me rrezikun shumë më të madh të përshkallëzimit të saj në fazën e nxehtë."

Sekretari Blinken, i cili foli pasi Lavrov u largua nga salla e takimit, u përgjigj duke fajësuar Rusinë për përshkallëzimin situatës në rajon, duke vënë në dukje se ministri i jashtëm rus, folësi i katërt në takim, nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimet e homologëve të tjerë.

 

"Le të flasim për përshkallëzimin", tha Sekretari Blinken, duke përmendur dislokimin e forcave të Koresë së Veriut në Evropë, përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi për të sulmuar Ukrainën, vendimin e Rusisë për të ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

 

“Zoti Lavrov foli për të drejtën sovrane të çdo shteti anëtar për të bërë zgjedhjet e veta”, tha Sekretari Blinken. “Kjo është pikërisht ajo për të cilën bëhet fjalë: të drejtën sovrane të Ukrainës dhe popullit ukrainas për të bërë zgjedhjet e tyre për të ardhmen, jo që ato zgjedhje të bëhen nga Moska”.

 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha, i cili ishte i pari që mbajti fjalimin, doli nga salla ndërsa zoti Lavrov po përgatitej të merrte fjalën. Atij iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Estonisë.

 

Para se të largohej nga salla, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e quajti homologun e tij rus Sergej Lavrov një "kriminel lufte".

 

“Ukraina vazhdon të luftojë për të drejtën e saj për të ekzistuar. Dhe krimineli rus i luftës në këtë tryezë (Lavrov) duhet ta dijë këtë: Ukraina do të ketë sukses dhe drejtësia do të mbizotërojë”.

 

Kjo ishte vizita e parë të zotit Lavrov në një vend anëtar të BE-së që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Pjesëmarrja e Loavrovit në forume me zyrtarë të lartë perëndimorë ka qenë relativisht e rrallë, megjithëse ai kohët e fundit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe samitin e G20-ës në Brazil.

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se Malta i kishte dhënë asaj vizën për të shoqëruar Lavrovin në këtë takim.

 

Ministria e Jashtme e Maltës tha se tre vende anëtare të OSBE-së kishin kundërshtuar zgjatjen e vizës për zonjën Zakharova, e cila është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në BE. Zoti Lavrov është gjithashtu subjekt i sanksioneve të BE-së, por nuk përballet me ndalim të udhëtimit.

 

Zoti Lavrov mori pjesë në një takim të OSBE-së vitin e kaluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por Polonia ia refuzoi atij vizën në 2022 vitin për shkak të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

 

Sekretari Blinken udhëtoi për në Maltë nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin e tij të fundit të NATO-s si përfaqësues i administratës së Presidentit Biden, të cilës i përfundon mandati më 20 janar. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ishte gjithashtu i pranishëm, pasi Ukraina bojkotoi takimin e vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së zotit Lavrov.

 

Reporterët pa Kufij i bënë thirrje OSBE-së të punojë për lirimin e 38 gazetarëve të arrestuar nga Rusia, duke përfshirë 19 ukrainas të arrestuar në territoret e pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Moska. Organizata Reporterët pa Kufij tha përmes një deklarate se Rusia vendi i pestë në botë për nga numri i gazetarëve të arrestuar.

Video

Protestuesit në Iran kanë dalë sërish në rrugë, duke sfiduar goditjen vdekjeprurëse të forcave të sigurisë, ndërsa raportet flasin për mbi 100 të vrarë dhe mijëra të arrestuar ditët e fundit. Demonstratat, të nxitura nga inflacioni i lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete dhe tashmë kërkojnë fundin e sundimit klerikal të Ajatollah Ali Khameneit. Autoritetet kanë shpallur protestuesit “armiq të Zotit”, një akuzë që parashikon dënim me vdekje, ndërsa spitalet janë mbingarkuar me të plagosur e viktima. Irani ndodhet nën një bllokadë pothuajse totale të internetit, më e ashpra që nga protestat e vitit 2022. https://www.vna.al/bota/protestat-ne-iran-sfidojne-goditjen-prurese-te-regjimit-mbi-100-te-vr-i18750

SHBA nis sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS në Siri, sipas zyrtarëve amerikanë. Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, konfirmojnë zyrtarët për Fox News. Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane godet objektiva të ISIS në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një militant i vetëm i ISIS. Sulmet vijnë ndërsa i Dërguari Special amerikan për Sirinë, Tom Barrack, takoi në Damask udhëheqësit e rinj sirianë për të diskutuar të ardhmen e vendit. “Sot, në emër të Presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask,” shkroi Barrack. Ai shtoi se bisedimet fokusoheshin tek “zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rruga e mëtejshme për tranzicionin historik të Sirisë,” dhe se SHBA “mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetje qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa.” Video, copyright: FOXNEWS

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme