Kronika 5 August 2024, 18:43 Nga VNA

Trafik ndërkombëtar i kokainës, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë në Itali

Ndaje në Whatsapp
Trafik ndërkombëtar i kokainës, shkatërrohet organizata e dy

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale të trafikut të drogës e cila drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë. Si rezultat janë vënë në pranga 12 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë.

Dy vëllezërit shqiptarë janë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët njiheshin në zonën e  Porto Sant’Elpidio si pronar të një biznesi makinash.

Në përfundim të gjykimit, mësohet se Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj burg, ndërsa vëllai i tij, Etmond Qevani, i cili njihej edhe me emrin Renato, u dënua me shtatë vjet burg.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë, Kleon Mema, 39 vjeç u dënua me tre vjet, Arjan Ndoka, 49 vjeç u dënuar me pesë vite, Geri Skilja, 29 vjeç u dënua me tre vite e katër muaj, Elidon Shkalla, 28 vjeç u dënua me pesë vite, Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç u dënua me pesë vite dhe Adele D’Avino, 60 vjeç  u dënua me një vit burg.

Mësohet se pas arrestimit të 12 anëtarëve të grupit, gjykata ka marrë edhe vendimin për dënimin e 8 prej tyre, ku pas kërkesës së të pandehurve është vendosur gjykim i shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.

Sa i përket 4 anëtarëve të tjerë, raportohet se ata kanë kërkuar marrëveshje, duke u bërë të bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit ishin përgjegjës për trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e kokainës dhe hashashit. Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur rikonstruksionin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë operacionale në qytetin në bregdetin Fermo dhe territorin evropian.

Hapat e parë të operacionit nisën në vitin 2020, kur, si pjesë e një tjetër hetimi të kryer nga Gico, figura e një ish-bashkëpunëtori të drejtësisë me origjinë nga Campania, përgjegjës për një grup të madh tregtarësh italianë droge, u zbulua në zonën e Marches.

Prej aty hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht. Organizatorët e shoqatës kriminale ishin të përqendruar në Porto Sant’Elpidio dhe drejtihej nga dy vëllezërit Qevani. Klenis Qevani, i cili kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, Etmond ishte arrestuar në zonën e Fermos.

Operacioni kishte bërë të mundur identifikimin e subjekteve të thellësisë më të lartë kriminale, me origjinë shqiptare, të cilët ishin në krye të organizatës dhe që përdornin bashkëpunimin e korrierëve me makina të pajisura me dy funde për të transportuar kuintalë kokainë dhe hashash, që mbërriti në Porto Sant’Elpidio dhe më pas u shpërnda në të gjithë provincat e Marche dhe Italinë qendrore.

 

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme