Kronika 4 August 2024, 18:48 Nga VNA

Ndërron jetë një i paraburgosur tek 313 në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë një i paraburgosur tek 313 në Tiranë

Ndërron jetë një i paraburgosur në ambjentet e qelive të 313 në Tiranë. Drejtoria e Burgjeve tha se Hekuran Myrtaj gjeti vdekjen për shkak të një ataku kardiak. Ky është rasti i tretë brenda pak ditësh, në qelitë e burgut Jordan Misja kanë ndërruar jetë 3 të paraburgosur.

NJOFTIM

Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT. Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrstuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme