Kronika 5 August 2024, 12:40 Nga VNA

Shantazhonin pronarë e administratorë biznesesh, Polici- Prokurori godasin disa raste

Ndaje në Whatsapp
Shantazhonin pronarë e administratorë biznesesh, Polici- Prokurori

Dhjetëra kallëzime për shtantazh kanë vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit. Nga pronarë e administratorë biznesesh,  kanë deklaruar se janë shantazhuar nga shtetas të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre.

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar se, bazuar në inteligjencën policore, ka intensifikuar punën që nëpërmjet strukturave të specializuara, të parandalojë raste të shantazhimit për dhënie pasurie. Nisur nga raste të evidentuara dhe të goditura kohët e fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe duke marrë shkas nga disa kallëzime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, nga pronarë apo administratorë biznesesh, të cilët kanë deklaruar se janë shantazhuar nga shtetas të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë operatorët ekonomikë që: "Të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, vendore apo qendrore, çdo rast të dyshuar ose nëse janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale". Theksojmë se individët apo grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë. Prandaj, cilido që konstaton të tilla komunikime apo ka rënë pre e tyre, të denoncojë menjëherë.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme