Kronika 5 Gusht 2024, 10:45 Nga VNA

Si i "maskonin" paratë e rryshfetit për dosjen Toyota Auris, dorëzimi në një zyrë përkthimesh

Ndaje në Whatsapp
Si i "maskonin" paratë e rryshfetit për dosjen Toyota Auris,

Ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, e cila është shpallur në kërkim nën dyshimet për korrupsion, e orientonte avokatin Radovan Cela, që mbronte interesat e të pandehurve për cështjen e bujshme Toyota Auris, që paratë e rryshfetit ti kamuflonte si dokumenta, ti vendoste në një dosje dhe ti linte në një zyrë përkthimesh në një nga zonat më të njohura të Tiranës. Nga hetimet e SPAK ka dyshime se për të “aministuar” të pandehurit dhe dënuar vetëm Elvis Vladin për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”, një dënim i papërfillshëm në raport me atë cfarë rrezikonte, biznesmeni Astrit Vladi ka paguar afërsisht shumën prej 125 mijë eurosh. Në komunikimet mes Dautaj dhe avokatit Cela ky i fundit merrte udhëzime sesi do ti “maskonte” paratë në dosje që të dukeshin si dokumenta pune dhe më pas ti linte porosi në zyrën e përkthimeve. Në këtë zyrë, hetuesit kanë kryer verefikime për të parë se kush punon aty dhe cila është lidhja e drejtuesve të saj me të dyshuarit apo personat që implikohen prej tyre. Paratë sipas SPAK janë kërkuar dhe marrë nga Erjona Daupaj, e cila i ka kërkuar për llogari të prokurorëve dhe gjykatësve që kanë shqyrtuar cështjen. Aktualisht SPAK, është duke hetuar nëse këto para kanë përfunduar në duart e një prokurori që aktualisht ushtron detyrën në prokurorinë e Posacme, dy prokurorëve të Tiranës dhe po ashtu dy gjyqtarëve pranë gjykatës së Tiranës apo janë mbajtur nga vetë Daupaj, e cila duke qenë hetuese e cështjes ka patur informacion për mënyrën sesi do të shkonin hetimet dhe ka përfituar. Për këtë shkak, hetimet janë duke vijuar. Lidhur me cështjen Toyota Auris, SPAK arrestoi si të dyshuar drejtuesin e prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, i cili dyshohet të ketë ushtruar ndikim për 8 cështje dhe ka shpallur në kërkim, Erjon Daupaj, magjistrate, Radovan Celën avokat dhe biznesmenin Astrit Vladi.

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme