Lifestyle 11 December 2024, 07:32 Nga VNA

Tharja e lëkurës nga i ftohti – Kurat më të mira natyrale!

Ndaje në Whatsapp
Tharja e lëkurës nga i ftohti – Kurat më të mira

Dimri ka një ndikim të fortë në lëkurë. Ajo thahet falë rënies së temperaturës por edhe lagështisë. Dehidratimi lë shumë pasoja në lëkurë dhe e irriton atë. Moti i ftohtë është një faktor kryesor kundër tharjes së lëkurës, por nuk është i vetmi. Disa prej faktorëve janë solucionet larëse, medikamentet, banja e nxehtë, psoriaza, diabeti, tiroidja dhe dermatitis, thote agrroweb.org.Lëkura e thatë ka nevojë për një krem të mirë hidratues. Por përpara se të blini një krem të shtrenjtë në dyqan, hidhini një sy sugjerimeve:

Vaji i arrës së kokosit

Vaji i arrës së kokosit është shumë efikas për lëkurën. Ai përmban acide yndyrore që kompensojnë humbjen e lagështisë nga lëkura. Për më tepër, ky vaj përmban vitaminë E dhe proteina që e ushqejnë lëkurën. Vajin mund ta aplikoni në lëkurë para dhe pas dushit.

Mjalti

Mjalti është zbutës fantastik i lëkurës. Ai është i pasur me antioksidantë vitamina dhe minerale. Lyejeni trupin me mjaltë dhe pas 10 minutash bëni banjë. Ju mund të përzieni glicerinë me mjaltë dhe ta përdorni për lëkurën e duarve.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban antioksidantë dhe vitaminë E që janë të dobishme për kolagjenin, mungesa e të cilit nxit tharjen e lëkurës. Lyeni lëkurën me vaj ulliri, masazhojeni dhe pas 30 minutash shpërlajeni me ujë të bollshëm. Nëse e kombinoni me sheqer kaf mund ta përdorni si eksfoliant për të larguar qelizat e vdekura dhe zbutur lëkurën.

Ajka e qumështit

Ajka përmban shumë yndyrë ndaj shërben si një ushqyes natyral i lëkurës.Acidi laktik përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe ruan ekuilibrat e pehashit. Aplikojeni në lëkurë veçmas ose duke e kombinuar me lëng limoni. Shpërlajeni lëkurën ose bëni dush pas 15 minutash.

Avokado

Avokado është i pasur me vitaminë E që e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Avokadot përmbajnë acide yndyrore omega-3 që penetrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë në thellësi. Përziejeni tulin e avokados me mjaltë dhe lyejeni lëkurën. Pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Aloe Vera

Ekstraktet e aloe verës janë shumë efikasë në përmirësimin e hidratimit të lëkurës.Xhelin e kësaj bime mund ta përdorni në të gjithë lëkurën dhe pas 30 minutash ta shpërlani me ujë të bollshëm. Aplikimin mund ta bëni një ose dy herë në ditë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme