Lifestyle 9 December 2024, 14:57 Nga VNA

Drama në Postfestivalin e “Kënga Magjike”/ Ronela dhe Marsela “ndezin” atmosferën!

Ndaje në Whatsapp
Drama në Postfestivalin e “Kënga Magjike”/ Ronela dhe

Në Postfestivalin e “Kënga Magjike”, që është kthyer në një arenë ku shpesh kënga lihet mënjanë për t’u bërë vend dramës, Tiri Gjoci ndezi një debat mbi pikët e jurisë. E menduat se do ishte një diskutim normal? Aspak. Kur përmendet “sportiviteti”, gjithçka degjeneron në një sfidë për mbijetesë mes artistëve.

Marsela Çibukaj, e qetë si gjithmonë (ose të paktën kështu duket), nisi me fjalinë klasike : “Arti duhet të ketë një kriter kryesor, sportivitetin” – një mesazh që, le ta pranojmë, tingëllon bukur, por nuk funksionon fare në praktikë. E pastaj? Ja ku ndërhyn Ronela Hajati, me një replikë:

“Meqë është kryesore sportiviteti, edhe ti nuk i merr me shumë sportivitet disa gjëra që të thonë.”

Dhe nga ky moment, gjërat dolën jashtë kontrollit. Marsela bëri një përpjekje për të “vlerësuar” Ronelën, duke thënë:

“Në rastin konkret, kënga e Ronela Hajatit është shumë moderne dhe e guximshme.”

Por Ronela nuk po e priste këtë kompliment “me bisht”. Me një reagim që mund të përkthehet si “më lini rehat”, ajo kundërsulmoi:

“Pse mi, ça bëra unë aty, vrava njeri? Kënga është baladë. Çfarë është ky guxim kaq i madh që po ma nxirrni si heroizëm kombëtar?”

Epo, a do të ishte një Postfestival pa këto momente dramatike? Me sa duket, jo. Ndërsa ne të gjithë presim “përplasjen” e radhës, një gjë është e sigurt: sportiviteti është një fjalë që vështirë të zbatohet në skenën shqiptare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme