Lifestyle 10 Dhjetor 2024, 08:00 Nga VNA

Si ta dalloni një prind toksik?

Ndaje në Whatsapp
Si ta dalloni një prind toksik?

Të jesh prind është padyshim një nga detyrat më të vështira në botë. Këtë mund ta kuptosh më mirë, nëse je bërë prind dhe duhet t’i mendosh gjërat me dhjetëra herë përpara se t’i vësh në zbatim, pasi duhet të mendosh edhe për fëmijën tënd që duhet të ndihet i mbrojtur, i edukuar dhe i rritur në mënyrën më të mirë në botë. Pikërisht për këtë arsye, gjithë prindërit mendojnë se bëjnë gjithmonë më të mirën për fëmijët, pa e kuptuar ndonjëherë se sjellja e tyre mund të jetë toksike për fëmijën.

Duke qenë se nuk ekziston një mënyrë e duhur apo e gabuar për të rritur një fëmijë, shpesh prindërit gabojnë pa e kuptuar gabimin e tyre. Por kjo gjë mund të ketë ndikim negativ në sjelljen, karakterin apo shëndetin e fëmijës. Ja se si mund ta njohësh një prind të tillë “toksik” për fëmijën e vet.

Gjëja e parë që një prind korrekt duhet të bëjë, është të respektojë fëmijën e vet. Bëni mirë të mos vonoheni në një takim që keni lënë me fëmijën tuaj, p.sh në shkollë, apo në kursin e tij, sepse kështu ai mëson rëndësinë e përpikmërisë dhe kupton se ju i respektoni gjërat që ai pëlqen. Gjithashtu ,duhet të respektoni edhe hapësirën personale të fëmijës suaj. Mos hyni në dhomën e tij pa trokitur, pasi kështu ai do të mësojë rëndësinë e respektit reciprok dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe kur do të hyjë në dhomën tuaj.

Të flisni me fëmijët tuaj është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve në familje. Edhe kur ata i ngatërrojnë komplet gjërat, është mirë të flisni me ta dhe të mos i ndëshkoni me heshtjen tuaj. Duhet të kuptoni se keni përballë një fëmijë që nuk e kupton jetën ashtu si ju, pasi është ende i vogël dhe nuk është përballur akoma me vështirësitë.

Mos i shpërbleni fëmijët tuaj për punët që duhet të bëjnë në shtëpi. Kjo gjë i mëson ata të kërkojnë përherë të paguhen, edhe për gjërat që i kanë detyrë t’i bëjnë, pasi të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në familje. Lekët duhet t’ia japësh kur ata vërtet kanë nevojë, por asnjëherë si mënyrë pagese për diçka që u takon ta bëjnë.

Gjithashtu, lëre fëmijën tënd të ndjek ëndrrat e tij. Fëmija yt nuk ka pse vazhdon një ëndërr që ti nuk munde ta bësh dot realitet. Një prind i mirë e lë fëmijën t’i shprehë emocionet dhe ndjenjat e veta dhe nuk i imponon dëshirat e veta si detyrime që fëmija i tyre duhet t’i vërë në realitet.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme se ato më sipër, ju duhet ta lini fëmijën tuaj të shprehë mendimin e tij në çdo rast. Nuk keni pse e bëni fëmijën tuaj të ndihet i frikësuar për të thënë atë që mendon, sepse ju mund ta ndëshkoni. Një fëmijë që i shpreh mendimet e tij me edukatë dhe respekt, është një fëmijë i lumtur që do të dijë të ndërtojë marrëdhënie të mira në shoqëri dhe të transmetojë vlera pozitive edhe tek fëmijët e tij në të ardhmen.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme