Lifestyle 10 December 2024, 08:14 Nga VNA

“I yti ta fut”: A është kunji i Ledion Liços për Arbanën në promon e re të BBVA?

Ndaje në Whatsapp
“I yti ta fut”: A është kunji i Ledion Liços

Promoja e re e “Big Brother VIP Albania” ka ndezur diskutime përmes disa momenteve të prezantuesit Ledion Liço. Me një dozë humori dhe, ndoshta, një kunj të menduar mirë, Ledioni e nisi me shprehjen: “I yti ta fut”, duke ngritur menjëherë kureshtjen e publikut për çfarë qëndron pas kësaj zgjedhjeje të veçantë.

Më pas, në një skenë që ka ngjallur shumë komente, Ledioni shfaqet duke kërkuar sinonime për fjalën “yje” në një libër. Kjo duket si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj shprehjes së famshme “Mirëmbrëma yje”, të cilën Arbana Osmani e përdori në dy edicionet e para të BBVA dhe që tashmë e ka bërë pjesë të identitetit të saj me një emision të titulluar pikërisht kështu.

Në promon e tij, Ledioni provon disa versione alternative si “Mirëmbrëma kasiopianë” dhe “Mirëmbrëma galaktikë”, duke sugjeruar se ndoshta është në kërkim të një fraze të re që të zëvendësojë ikoniken “yje”. Kjo lëvizje është parë nga komentuesit si një “thumb” i menduar me kujdes ndaj Arbanës.

A është kjo një përpjekje për të sjellë një epokë të re për BBVA apo një “thumb” miqësor ndaj Arbanës? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: BBVA sapo e ndezi skenën përpara se loja të fillojë zyrtarisht!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme