Politika 17 June 2024, 23:22 Nga VNA

"Tërhiqem nga politika nëse Berisha kthehet në krye të PD”/ Bardhi harron premtimin, thurr elozhe për kryetarin me vulë të PD

Ndaje në Whatsapp
"Tërhiqem nga politika nëse Berisha kthehet në krye të

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vijon lëvdatat për “babin e Zenit” Sali Berisha. Edhe pse dikur nuk la television pa thënë se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha kthehej në krye të PD, tashmë që ky i fundit u bë dhe kryetar me vulë, Bardhi jo vetëm që nuk u tërhoq, por tashmë po i thurr elozhe nëpër emisione.

Bardhi është shprehur në studion e emisionit “Open” se me Sali Berishën nuk ka punuar kurrë kaq afër dhe se është “njeriu më komod për të respektuar mendimin ndryshe”.

“Sali Berisha është njeriu me komod për të respektuar mendimin ndryshe nëse është i arsyeshëm. Nuk kisha punuar kurrë me Sali Berishën kaq afër. Do duhet të më besoni për këtë” - tha ai mes të tjerash.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme