Politika 15 June 2024, 12:21 Nga VNA

 “Braktisi” Bashën pasi kaloi vula te Rithemelimi, Çollaku: Për ata që dje isha tradhtari, sot jam heroi

Ndaje në Whatsapp
 “Braktisi” Bashën pasi kaloi vula te Rithemelimi,

Kreshnik Çollaku është deputeti i dytë nga grupimi i Lulzim Bashës, i cili ka pranuar se pas marrjes së vulës nga Sali Berisha me vendimin e Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë në PD.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çollaku ka deklaruar se gjithmonë ka kërkuar bashkimin e demokratëve.

Postimi i plotë:

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD, pavaresisht shkalles dhe formes se perkeqesimit te tij,pavaresisht bindjes dhe mbeshtetjes time ndaj njeres pale apo tjetres..,ne cdo situate,ne cdo pozicion,ne cdo kohe ,kam kerkuar vetem nje gje, Bashkim te demokrateve,kam bere thirrje per te shmangur percarjen e me keq,Ndarjen e PD.

Per keto qendrime,ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero, qendrestare, demokrate i vertete”..,disa te tjere “peng,i shitur,tradhetar”.

Ne mënyre tragjikomike ,per disa qe mbajne modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u nderruan.

Per ata qe dje isha “tradhetari” sot jam “heroi”,dhe per ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhetari”.

Ne fakt une nuk jam tradhetari por nuk jam as heroi,jam nje 19 vjecar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjynjezuar ne 2024 ,PD qe ne ate kohe themeluam me aq shprese.

Sot ka nje realitet te ri e te ndryshem ne PD.

Kontesti gjyqesor qe patem dha nje verdikt. Ne te gjithe patem premtuar se do ta njohim e respektojme.

Une jam nder ata qe dje,kam bere kete premtim.

Sot jam nje njeri qe po i qendroj fjales se dhene.

Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.

Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.

Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.

A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?

A mundet PD te mbaje brenda te njejtes sigel apo flamur ,individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar ?

Une kam idene dhe propozimin tim,te cilin shpejt do ta bej publike.

Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim nje dialog ose debat me cdo pale per kete ceshtje,qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozites ne Shqiperi.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme