Politika 17 June 2024, 16:31 Nga VNA

Gjykata e Londrës la në fuqi “non gatën” dhe sjell përplasjen e rradhës Berisha-Basha

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Londrës la në fuqi “non gatën” dhe sjell

Sot Gjykata e Apelit në Londër la në fuqi shpalljen “non grata” të Sali Berishës në Britani. Pas këtij vendimi erdhi dhe reagimi i Sali Berishës, ku u shpreh se me këtë vendim u dëshmua dështimi i plotë i komisionit të Apelimit në goditjen e korrupsionit në segmente te administratës se Britanisë se Madhe. Procesi në SIAC, thekson Sali Berisha është vonuar përtej çfarëdolloj afati të arsyeshëm per te penguar zbulimin e te vërtetës.

Sali Berisha pretendon gjithashtu se SIAC nuk ka vlerësuar fare mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga avokatet e tij dhe sipas tij, disa prej tyre janë marrë nga deklaratat e Lulzim Bashës.

Për këtë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili iu përgjigj këtyre akuzave duke deklaruar se pretendimet imagjinare nuk ndihmojnë opozitën, e cila nuk meriton të jetë peng i anktheve personale të Berishës. Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se Berisha dhe Rama janë në lojë me njëri tjetrin, duke dëmtuar interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e "Non gratës" nga Britania e Madhe.  Për çdo shqiptar sot është e qartë, dhe u faktua edhe me vendimin e paligjshëm për Partinë Demokratike, se Sali Berisha është në të njëjtin pazar me Edi Raman, siç ishte me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij. Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në. Rruga pa krye ku ka futur veten dhe demokratët është sot e vetmja arsye pse qeveria më e korruptuar në Europë qëndron në këmbë.  Pengimi i ndryshimit, pengimi i Reformës Zgjedhore, sulmet ndaj SPAK, amnistimi i të korruptuarve, pazari për vulën, janë prova të qarta të bashkëpunimit Rama-Berisha, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.  Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë të mbyllur në ankthin e interesave personale të një individi, i cili sot i bën fresk qeverisë vetëm për hallin e tij. Qeveria më e korruptuar në Europë meriton të ketë përballë alternativën që u ofron shqiptarëve ndryshim.  Loja hilacake mes Ramës dhe Berishës për të mbrojtur gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia, politika dhe demokracia shqiptare, duhet dhe do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë më - shumë!” – shprehet Basha në reagimin e tij.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme